Akuzat e Manjanit/ Heshtin Rama e Tahiri, Peleshi tregon arsyet e shkarkimit

MBLEDHJE E GRUPIT TE PS – Kryeministri Edi Rama, duke dale pas nje mbledhje te grupit te Partise Socialiste, ku eshte perjashtuar nga kjo parti, deputeti Tom Doshi./r/n/r/nMEETING OF SOCIALIST PARTY – Prime Minister Edi Rama, during a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

Një lumë akuzash, si për kryeministrin Rama ashtu edhe për ministrin e tij të Brendshëm, Saimir Tahiri lëshoi ministri i shkarkuar i LSI-së, Ylli Manjani, por me sa duket as njëri, as tjetri nuk kanë dëshirë të komentojnë.

Fill pasi përfundoi një mbledhje në selinë e PS-së me 12 koordinatorët politik në qarqe, as Rama dhe as Tahiri nuk kanë dashur të komentojnë deklaratat e Manjanit.

Këtë “detyrë” duket se e ka marrë numri dy i qeverisë, Niko Peleshi, i cili, komentoi se: “Shpërthimi i tij në konferencë tregoi pse nuk mund të ishte më në qeveri”.

Peleshi ka thënë se ishin pikërisht deklaratat e zotit Manjani dhe të gjitha ato shpërthime të tij, arsyeja pse nuk mund të ishte më pjesë e koalicionit qeverisës.