“BE-ja e vdekur, duhet varrosur”, ja vendi që duhet lë lërë bllokun e trazuar

Një deputet ka nisur një sulm të ashpër mbi Bashkimin Europian, duke e përshkruar atë si “të vdekur e që duhet të varroset” dhe duke u bërë thirrje vendeve të tjera për të marrë përsëri kontrollin e punëve të tyre duke ndjekur shembullin e Britaninë.

Tabloiti britanik, “Daily Express”, shkruan se konservatori Daniel Kawczynski, një politikan nga Britania, ka komentuar ashpër  mbi Brukselin, sipas tij lidhur me dështimet e përsëritura për çështjen e emigracionit, duke përfshirë edhe ekonominë. Ai u shpreh se forma e saj e qeverisjes është tashmë një relike e së kaluarës.

Gjithashtu veçohet se deputeti ju bëri thirrje për një kthim në marrëdhëniet miqësore midis vendeve të pavarura dhe ju “lut” vende pjesë e BE-së, që të lënë bllokun në të ardhmen e afërt, duke përfshirë Poloninë, ku ai ka lindur.

Deputeti i bëri komentet gjatë një paneli diskutimi në Londër. Kawczynski, mbështetës i Brexit, gjatë një diskutimi mbi vizionin e Kryeministres Theresa May për një “Britani globale”, u tha të pranishmëve se: “Marrëdhëniet dypalëshe tashmë janë të komplikuara dhe kjo është arsyeja pse epoka e pushtetit mbikombëtar si BE-ja është e vdekur dhe duhet varrosur”,- tha ai.

Ai i kërkoi edhe vendin ku ka lindur, që të largohet. “Dhe kjo është arsyeja pse unë shpresoj se do të ketë vende të tjera që do të largohen nga BE-ja, dhe unë shpresoj dhe lutem që vendi im, Polonia,  do të ndjekë shembullin e Britaninë”,- u shpreh ai.

Duke cituar fatkeqësi të tilla si kriza emigrantëve, ai shtoi: “Është e pamundur që 28 vende me perspektiva dhe prioritete të ndryshme të arrinë në një konsensus”.

Sondazhi në fillim të vitit 2016 tregoi se mbështetja për mbajtjen e anëtarësimit në BE është e fortë në Poloni, ku 67 për qind mbështetsin mbeten dhe 27 për qind daljen.

Përshtati: Redjon Shtylla