Ditëlindja e 68-të e John Belushit: Si krenohej aktori për origjinën shqiptare

Nëse ai do të ishte gjallë, me 24 do të festonte 68-vjetorin e lindjes. Aktori dhe këngëtari me origjinë shqiptare dhe me famë botërore John Belushi lindi pikërisht në 24 janar të vitit 1949 dhe vdiq në moshën 33 vjeçare më 5 mars 1982. Aktori shqiptar u bë i famshëm në Shtetet e Bashkuara me komedinë “The Blues Brothers”.  Fillimet e suksesit të tij në art, i pati në filmin e parë të tij “Animal House”. Një nga paraqitjet e tij të fundit, ishte roli i tij në një serial humoristik “Police Squan”. Ndërsa në gjithë SHBA-të bëhet i njohur me rolin e tij në emisionin televiziv “Saturday Night Live”, emision ky që është një nga shkallët e para për shumë aktorë që synojnë Hollivudin. Belushi lindi në Çikago dhe ishte djali i Adam dhe Agnes Belushi. Babai i tij ishte një emigrant shqiptar që kishte lindur në  Qytezë të Korçës dhe që në vitin 1934 ai vendosi që të emigrojë në Shtetet e Bashkuara për të hapur më vonë dy restorante. John Belushi u rrit në Wheaton, në periferi të Çikagos, së bashku me vëllezërit më të vegjël Billy dhe Jim, dhe motrën Marian. John Belushi u rrit në Kishën Ortodokse Shqiptare dhe mori pjesë në Wheaton School Central High, ku ai u takua me gruan e tij të ardhshme, Judith Jacklin. John Belushi aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe “Coolege of DuPage” afër Çikagos. Në mars të vitit 1982, John Blush u gjet i vdekur në dhomën e tij në Kaliforni. Mjekët konstatuan se shkak i vdekjes së tij është përdorimi i drogës, nga përzierja e kokainës dhe heroinës.