Temat për pyetjet e 39 provimeve të detyruara dhe me zgjedhje

Përcaktohen temat nga ku do të merren pyetjet për provimet e Maturës Shtetërore 2017. Pas vlerësimit të bërë, ekspertët e Institutit të Zhvillimit të Arsimit (IZHA) kanë miratuar përmbajtjen e programeve orientuese për lëndët që do të jepen si provime të detyruara dhe me zgjedhje në maturën e këtij viti.

Për secilën lëndë jepen në mënyrë të detajuar linjat dhe temat që do të kenë peshën më të madhe në testin final të lëndës përkatëse, çka do të thotë se edhe maturantët duhet të punojnë më shumë pikërisht me këto tema gjatë fazës përgatitore.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të plota kapitujt dhe temat për të 39 lëndët e grupuara në bllokun e provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje.

Nxënësit që janë në përfundim të shkollës së mesme do të japin si provime tre lëndët e detyruara, matematikë, gjuhë letërsi, gjuhë e huaj, si dhe dy lëndët preferenciale që do të përzgjidhen gjatë plotësimit të Formularit A1 dhe A1Z, sipas kushtit të përcaktuar për nivelin e krediteve.

Testi i gjuhës së huaj që do të jepet si provim i detyruar hartohet në përputhje me gjuhën, e cila është zhvilluar në planin mësimor të maturantit dhe do jetë i nivelit gjuhësor B1.

Në listën e gjuhëve të huaja që do të jepen si provime të detyruara përfshihen anglishtja, italishtja, frëngjishtja, si dhe gjuha gjermane.

Në të njëjtën linjë veprohet edhe për provimet e tjera, qofshin këto të detyruara, apo me zgjedhje. Në rastin kur gjuha e huaj jepet si provim me zgjedhje, testi do të jetë i një niveli më të vështirë, përkatësisht i nivelit B2.

Vlerësimi me kreditet maksimale edhe për maturën e këtij viti shkon për gjuhën e huaj, e cila vlerësohet me 10 kredite në total. Sa i takon procedurës për renditjen e dy provimeve me zgjedhje, maturantët duhet të plotësojnë disa kritere të përcaktuara në lidhje me shumën e krediteve që sigurohet nga secila lëndë.

Në udhëzimin e shpallur pak kohë më parë nga MAS, përcaktohet se maturanti ka të drejtë që të përzgjedhë dy lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësisht faktit nëse i ka zhvilluar ato në programin mësimor të shkollës që ka ndjekur.

Lidhur me kriteret e përzgjedhjes së këtyre lëndëve, konfirmohet se shuma e krediteve të 2 lëndëve, nuk duhet të jetë më e vogël se sa 8 kredite. Maturantët që ndjekin shkollën e mesme të profilit artistik, duhet të përzgjedhin njërën lëndë nga profili i shkollës së tyre, dhe tjetrën nga grupi i lëndëve të përcaktuara për të gjitha shkollat e tjera të mesme.

Ndërsa, maturantët e shkollave të mesme profesionale do të zgjedhin një lëndë nga lista e përcaktuar vetëm për shkollat profesionale, sipas drejtimit të shkollës që ndjekin, ndërsa lëndën tjetër mund ta përzgjedhin nga grupi i lëndëve të aprovuara për shkollat e tjera të mesme.

Sa i takon lëndëve të thelluara dhe atyre bërthamë, udhëzimi vendos kushtin që : “Maturanti kur zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund të zgjedhë njëkohësisht si provim të dytë, të njëjtën lëndë, por të nivelit bërthamë (përjashtuar lëndët e gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematikës dhe gjuhës së huaj)”.
Temat për lëndët që do jepen si provime të detyruara

Orientimi dhe pikët për testet e detyruara në anglisht, italisht, gjermanisht dhe frëngjisht

Të lexuarit dhe të kuptuarit
Gjetja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë (Niveli 1) 3 pikë
Reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e
informacionit të duhur prej tij (Niveli 1). 3 pikë
Perifrazimi i një shprehjeje shkëputur nga teksti (Niveli2) 3 pikë
Nxjerrja e idesë qendrore shprehur në gjuhë të thjeshtë 3 pikë
Gjetja e elementëve që justifikojnë përgjigjen e dhënë (Niveli 2) 2 pikë
Plotësimi i ushtrimeve leksikore rreth tekstit (Niveli 1) 3 pikë
Gjetja e fjalëve referuese (Niveli 2) 3 pikë

Gramatika
Kohët e foljeve (Niveli 1) 1 pikë
Shkallët e mbiemrave, (Nivveli 1) 1 pikë
Lidhëzat, (Niveli1) 1 pikë
Përemrat lidhorë të thjeshtë, (Nivveli 1) 1 pikë
Parafjalët (Niveli 2) 1 pikë
Shprehjet me parafjalë, (Niveli 2) 1 pikë
Format pësore, (Niveli 2) 1 pikë
Ligjërata e zhdrejtë, (Niveli 3) 1 pikë
Foljet frazale, (Niveli 2) 1 pikë
Kushtoret 0 dhe 1(Niveli 2) 1 pikë

Fjalori
Mënyrat e fjalëformimit me parashtesë (Niveli 2) 2 pikë
Mënyrat e fjalëformimit me prapashtesë (Niveli 1) 3 pikë
Grupet sinonimike (Niveli 2) 3 pikë
Shndërrime fjalish duke ruajtur kuptimin fillestar (Niveli 2) 2 pikë

Të shkruarit
Realizimi i temës (Përmbajtja) 2 pikë
Organizimi 2 pikë
Saktësia në gramatikë 2 pikë
Fjalori i përdorur 2 pikë
Respektimi i rregullave të shkrimit (shenjat e pikësimit,
strukturat e ndërtimit të frazave dhe fjalive, shkronjat
kapitale etj.) 2 pikë

Gjuha dhe letërsia si provim i detyruar për shkollat artistike, sportive dhe profesionale
Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar

Poezi
Homeri “Iliada”, Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”, N. Frashëri “Lulet e verës”, De
Rada “Këngët e Milosaos”, Bajron “Çajld Harold”, Poradeci “Lirika”, Migjeni “Vargjet e lira”, Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”.

Prozë
Servantes “Don Kishoti”, Hygo “Katedralja e Parisit”, Koliqi “Tregtar flamujsh”, Kadare
“Kronikë në gur” dhe “Prilli i thyer”, P. Marko “Nata e Ustikës”.
Dramë
Eskil “Prometeu”, Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta” dhe “Nata e dymbëdhjetë”, Molier
“Mizantropi”, Ibsen “Shtëpia e kukullës”, F. Noli “Izraelitë dhe filistinë”.

Lista e vepra nga ku do përzgjidhet tregimi për shkollat e mesme të përgjithshme dhe ato gjuhësore
POEZI
Homeri “Iliada”, Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”, N. Frashëri “Lulet e verës”, De
Rada “Këngët e Milosaos”, Bajron “Çajld Harold”, Fishta “Mrizi i zanave”, Poradeci “Lirika”, Migjeni “Vargjet e lira”, Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”.
PROZË
Servantes “Don Kishoti”, Hygo “Katedralja e Parisit”, Pashko Vasa “Bardha e Temalit”, Balzak
“Evgjeni Grande”, “Xha Gorio”, P. Marko “Qyteti i fundit”, Kadare “Kështjella”, Kamy “I
huaji”, Markes “100 vjet vetmi”, Koliqi “Tregtar flamujsh”.
DRAMË
Eskili “Prometeu”, Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, “Mbreti Lir”, “Makbeth”,“Hamleti”, Molier
“Mizantropi”, Ibsen “Shtëpi kukulle”, ”Armiku i popullit”, Çajupi “14 vjeç dhëndër”, Noli
“Izraelitë dhe filistinë ”.

Temat e matematikës si provim i detyruar për shkollat e mesme gjuhësore dhe të përgjithshme
Linjat Përqindja
Numri dhe veprimet me numra 7%
Matja 10%
Algjebra 10%
Funksioni 15%
Gjeometria 25%
Njehsimi diferencial e integral 20%
Statistikë, probabilitet dhe kombinatorikë 13%

Temat e matematikës si provim i detyruar për shkollat artistike, sportive dhe profesionale
Numri dhe veprimet me numra 8%
Matja 12%
Algjebra 12%
Funksioni 15%
Gjeometria 25%
Njehsimi diferencial e integral 15%
Statistikë, probabilitet dhe kombinatorikë 13%
Temat për lëndët që do jepen si provime me zgjedhje

Biologjia Bërthamë

Linjat Përqindja
Studimi i së gjallës 30%
Trashëgimia e tipareve dhe evolucioni 24%
Studimi i organizmit (anatomia dhe fiziologjia e njeriut) 46%

Nënlinjat e programit dhe pesha për secilën prej tyre
Kimia e jetës 7%
Biologjia qelizore 15%
Ekuilibrat në biosferë 8%
Mekanizmat e trashëgimisë 12%
Si funksionojnë gjenet 8%
Origjina dhe evolucioni i jetës 4%
Mbrojtja, mbështetja dhe lëvizja 8%
Të ushqyerit dhe tretja 8%
Frymëkëmbimi, qarkullimi dhe ekskretimi 13%
Riprodhimi te njeriu 5%
Sistemi nervor dhe hormonal 12%

Biologjia e Thelluar
Nënlinjat Përqindja
Kimia e jetës 5%
Biologjia qelizore 10%
Metabolizmi qelizor 5 %
Fotosinteza 7%
Frymëmarrja qelizore 7%
Mekanizmat e trashëgimisë 10%
Si funksionojnë gjenet 5%
Anatomia, morfologjia dhe funksionet jetësore të bimëve 10%
Riprodhimi bimor 5%
Tretja 5%
Qarkullimi i lëngjeve 5%
Frymëkëmbimi 5%
Ekskretimi 5%
Mbështetja dhe lëvizja 5%
Riprodhimi shtazor 5%
Sistemi nervor dhe hormonal 6%

Ekonomia Bërthamë
Çfarë studion ekonomia? 10%
Kërkesa oferta dhe çmimi i tregut 19%
Konsumatori në ekonominë e tregut 3 %
Fillimi i një biznesi dhe financimi i tij 11%
Prodhimi, kostoja dhe të ardhurat e firmës 7%
Struktura e tregut 6%
Qeveria dhe ekonomia 11%
Paraja dhe institucionet financiare 6%
Treguesit kryesorë makroekonomik 16%
Stabiliteti ekonomik dhe politikat Makroekonomike 6%
Tregtia ndërkombëtare 5%

Ekonomi e Thelluar
Qëllimet sociale të një ekonomie 3%
Kërkesa dhe oferta: si funksionojnë tregjet 17%
Sjellja konsumatore dhe maksimizimi i dobishmërisë 8%
Sipërmarrës i suksesshëm. Si të bëhesh i tillë 3%
Prodhimi, produktiviteti dhe tregu i punës 13%
Analizë krahasuese e strukturave të tregut dhe rregullimi i monopolit 7%
Roli i qeverisë në ekonomi, një vështrim i gjerë 6%
Politika monetare dhe mekanizmi i transmisionit 17%
Njohuri të thelluara makroekonomike 17%
Bashkëpunimi ekonomik dhe proceset integruese 3%
Zhvillimi ekonomik dhe varfëria 6%

Filozofi
Linja 1. Periudha helenik 15%
Linja 2. Periudha romake 10%
Linja 3. Drejtimet filozofike në shekujt e parë të erës sonë 5%
Linja 4. Mesjeta dhe Rilindja 15%
Linja 5. Shekulli XVII 15%
Linja 6. Shekulli XVIII 15%
Linja 7. Shekujt XIX dhe XX 25%

Fizika Bërthamë
Kinematika 9%
Dinamika 15%
Forca dhe baraspesha 4%
Puna dhe energjia 10%
Termodinamika 9 %
Fusha elektrike 11%
Rryma elektrike 11%
Lëkundjet dhe valët 8 %
Magnetizimi 9 %
Optika valore 5%
Fizika moderne 9%
Fizika e Thelluar
Lëvizja e grimcave në fushën e forcave 10%
Dinamika 16%
Puna e forcave dhe energjia mekanike 11%
Termodinamika 10%
Lëkundjet dhe valët 9%
Rryma elektrike 12%
Magnetizmi 10%
Optika valore. Vala dhe grimca 5%
Teoria speciale e relativitetit 6%
Fizika kuantike. Modeli planetar i atomit të H2 5%
Elemente të elektronikës 6%
Gjeografia Bërthamë
Sistemi diellor 5%
Hartografia 2%
Gjeosistemet 17%
Dinamika e Tokës 9%
Mjedisi dhe shoqëria 2%
Gjeografia rajonale dhe tipet e rajoneve 6%
Rajonet 19%
Vendndodhja gjeografike 2%
Sistemet fizike 6%
Sistemet humane 7%
Ndërveprimi njeri-mjedis 3%
Rajonet 22%

Gjeografia e Thelluar
Sistemi diellor 3%
Hartografia 2%
Gjeosistemet 12%
Dinamika e Tokës 6%
Mjedisi dhe shoqëria 2%
Gjeografia rajonale dhe tipet e Rajoneve 4%
Rajonet 11%
Vendndodhja gjeografike 1%
Sistemet fizike 4%
Sistemet humane 7%
Ndërveprimi njeri-mjedis 1%
Rajonet 17%
Sistemet humane 24%
Ndërveprimi njeri-mjedis 6%

Histori Arti
Arti figurativ në Antikitet (3000 vjet p.e.s – 400 e.s) 10 %
Arti në Mesjetë (shekujt XI – XV) 5 %
Rilindja Evropiane (shekujt XV – XVII) 10 %
Arti barok (shekujt XVII – XVIII) 10 %
Arti i kohës së re (shekujt XVII – XX) 15 %
Arti në shekullin XX 15 %
Arti ilir dhe i qyteteve antike bregdetare 5 %
Arti bizantin 5 %
Arti pas bizantin 5 %
Arti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare 5 %
Arti periudhës së Pavarësisë 5 %
Arti i periudhës së pas Çlirimit (1945 deri më sot) 10 %

Histori baleti
Kërcimi në shoqërinë primitive 3 %
Kërcimi në periudhën e Antikitetit 3 %
Kërcimi në Mesjetë 4 %
Kërcimi në Rilindje 10 %
Zhvillimi i baletit në Francë dhe Itali në shek. XVII-XVIII
– Zhan Zhorzh Nover dhe Salvatore Vigano 5 %
Baleti në periudhën e Romantizmit
– Philip Talioni, Fani Elsler 10 %
Krijimi i sistemit klasik evropian 10 %
Baletit klasik në shek. XX dhe reformat e para moderne 10 %
Baleti bashkëkohor në Evropën Perëndimore 10%
Teatri i baletit në Amerikë 10 %
Tradita koreografike shqiptare 10%
Krijimi i Filarmonisë Shqiptare 10%
Baleti shqiptar 5%
Histori Bërthamë
Historia e qytetërimeve në antikitet dhe në mesjetë 10%
Historia e qytetërimeve moderne dhe bashkëkohore 40 %
Historia e shqiptarëve 50 %

Histori e thelluar
Historia e qytetërimeve në antikitet dhe në mesjetë 6 %
Historia e qytetërimeve moderne dhe bashkëkohore 22 %
Historia e shqiptarëve 29 %
Historia e qytetërimeve në Antikitet dhe në Mesjetë 4 %
Historia e qytetërimeve moderne dhe bashkëkohore 19 %
Historia e shqiptarëve 20 %
Histori muzike
Muzika në Mesjetë 5 %
Muzika në Rilindje 8 %
Muzika baroke 10 %
Muzika në klasicizëm 25 %
Muzika në romantizëm 37 %
Muzika në shekullin XIX- XX 10 %
Muzika shqiptare 5 %

Kimi Bërthamë
Kimia 10
Struktura dhe vetitë e lëndës me ndërtimi i atomit, periodiciteti, lidhja kimike, si dhe acidet dhe bazat 30.5%
2 Reaksioni kimik Kinetika kimike dhe Ekuilibri kimik 12.5%
Kimia 11
Struktura dhe vetitë e lëndës
Hibridizimi dhe bashkëveprimi ndërmolekular, hidrokarburet, grupet funksionore në përbërjet organike, si dhe biokimia 27.5%
Reaksioni kimik Elektrokimia 15.5%
Tipat e reaksioneve nëkiminë organike
Kimia 12
1 Struktura dhe vetitë e lëndës Uji. Tretësirat ujore 14%

Kimia Thelluar
Kimia 10
Struktura dhe vetitë e lëndës me ndërtimi i atomit, periodiciteti, lidhja kimike, 21.5%
2 Reaksioni kimik Kinetika kimike dhe Ekuilibri kimik 9.5%
Kimia 11
Struktura dhe vetitë e lëndës
Hibridizimi dhe bashkëveprimi ndërmolekular, hidrokarburet, si dhe biokimia 19.5%
Reaksioni kimik Elektrokimia 11.5%
Shkencë 12. Uji. Tretësirat ujore 5%
Totali i lëndës “Shkencë 12”: 5%
Klasa e 12-të
Kimi inorganike, Termokimia, Kinetika kimike, Ekuilibrat jonikë 18 %
Kimi organike Grupet funksionore dhe klasifikimi i reaksioneve, mekanizmat e reaksioneve organike, Hetimi i grupeve funksionore dhe analiza cilësore e përbërjeve organike 15 %

Letërsia thelluar
AUTORI VEPRA LETRARE
Sabri Godo Romani “Skënderbeu”
Shekspir Tragjedia “Jul Çezari”
Gjergj Fishta Poema “Lahuta e Malcis”
Ismail Kadare Romani “Kronikë në gur”,
Romani “Darka e gabuar”
Romani “E penguara”
Fatos Kongoli Romani “Ne të tre”
Romani “Lëkura e qenit”
Romani “Jeta në një kuti shkrepësesh”
Romani “Bolero në vilën e pleqve”

Matematika e thelluar
Numri dhe veprimet me numra 6%
Matja 10%
Algjebra 10%
Funksioni 15%
Gjeometria 25%
Njehsimi diferencial e integral 20%
Statistikë, probabilitet dhe kombinatorikë 14%
Psikologji
Studimi i psikologjisë 10%
Biopsikologjia 31%
Zhvillimi 21%
Njohja 21%
Variacionet mes individëve dhe grupeve 17%

Qytetari
Ligji dhe ne 7%
Kushtetuta e Shqipërisë dhe të drejtat e njeriut 7%
Familja 8%
Shkolla 6%
Fëmijëria 8%
Rritja e fëmijës, ndryshimet 7%
Puna 8%
Mjedisi 9%
Shëndeti 8%
Ushqimi 7%
Konsumatori 7%
Siguria rrugore 9%
Informimi 9%
Sociologji
Metodat e kërkimit sociologjik 10%
Kultura, individi, shoqëri 13%
Shoqërizimi 9%
Devianca 11%
Shtresimi gjinor dhe familja 11%
Raca dhe etniciteti 9%
Analiza sociologjike e besimeve fetare 10%
Karakteristikat e punës në shoqëritë më të urbanizuara 11%
Shtresimi i shoqërisë dhe lëvizjet shoqërore 9%
Shoqëria tradicionale, moderne, pasmoderne 7%
Teknologji bërthamë
Teknologjia dhe sistemet teknologjike 5%
Komunikimi grafik 45%
Materialet teknologjike 20%
Strukturat dhe mekanizmat 15%
Teknologjia e prodhimit 10%
Teknologjia e shërbimeve 5%

Teknologjia thelluar
Teknologjia bërthame (klasa 12):
Teknologjia dhe sistemet teknologjike 10 %
Komunikimi grafik 19 %
Materialet teknologjike 4 %
Strukturat dhe mekanizmat 9%
Teknologjia e prodhimit 4%
Teknologjia e shërbimeve 4%
Teknologjia me zgjedhje te detyruar (klasa 12):
Komunikimi grafik 13%
Teknologjia e transportit 7%
Teknologjia e burimeve të energjisë 6%
Teknologjia e elektricitetit 6%
Teknologjia e mekanikës 6%
Teknologjia e ndërtimit 4%
Teknologjia ushqimore 4%
Teknologjia e bujqësisë 4%

Skema për anglishten, italishten, gjermanishten, frëngjishten, spanjishten, greqishten dhe turqishten kur jepen si provime me zgjedhje
• Testi i gjuhës së huaj kur jepet si lëndë me zgjedhje në nivelin gjuhësor B2 do të jetë i ndarë në 3 seksione ku testohen:
• Të kuptuarit e një pjesë letrare ose jo letrare 40 %
Përdorimi i gjuhës që përfshin aspektet më të rëndësishme gramatikore dhe leksikore
• trajtuar në vitet e shkollës së mesme 40%
• Të shkruarit 20%