Pioli: Unë psikologu i Interit, Juvja s’është e pathyeshme

Stefano Pioli është udhëheqësi i këtij Interi që ka filluar të ringrihet dalëngadalë. Që pas zbarkimit të tij në Milano, skuadra ka marrë një fytyrë të re dhe për të treguar ndryshimin mjafton të përmendim që ekipi zikaltër në 6-të javët e fundit në kampionat ka marrë po kaq fitore.

Lidhur me momentin e mirë që po kalon dhe mbi të gjithë çështjet që rrethojnë shoqërinë zikaltër, Pioli iu ka bërë një rezyme në emisionin “Radio Anch’io Lo Sport” në radio “Rai Uno”.

Po kaloni një moment të artë, tani parakaluat edhe Milanin. Keni shpresa për Champions?

Është e qartë se po kalojmë ditë të bukura, por nuk më duket korrekte që të përmendim fjalën Champions. Për në Europë duhet shumë punë.

Çfarë diferencash shikon mes mënyrës si menaxhohet Juventusi dhe asaj të Interit?
Prej momentit që kam prekur nga afër realitetin juventin kanë kaluar shumë kohë, por me aq sa më kujtohet them se ai klub mbështetet nga një shoqëri e fortë dhe nga një ambient që të imponohej pasi ishte i më- suar vetëm me fitore. Ndërsa tek Interi mund të them se shoqëria është gjeografikisht larg, por kur vjen puna për të kontrolluar atë çfarë bëjmë ne çdo ditë, është shumë prezente. Ata po bëjnë maksimumin për të na siguruar një të ardhme të madhe.

Kur mbërriti Ranieri tek Interi të gjithë thoshin se ishte “ndreqësi” i situatave të vështira. Kjo nofkë të shkon më shumë ty pasi vetëm pas ardhjes tënde lojtarët e mëdhenj të Interit nisën që të jepnin atë çfarë pritej prej tyre.

Kam lojtarë me shumë talent dhe shumë kualitet. Të gjithë kanë kuptuar se duhet sakrificë dhe punë në grup për ekipin. Kemi aftësi që të bëjmë edhe më mirë, prandaj mund të përmirësohemi edhe më shumë. Kur lojtarët vihen në dispozicion të kauzës, atëherë gjithçka është më e lehtë.

Çfarë note i jep Interit?
Notat nuk bëjnë për mua, më mirë të flasin gazetarët në këtë drejtim. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi ndërmarrë një udhëtim, i cili mbyllet më 28 maj. Jemi nisur vonë dhe të gjithë e dinë e dinë forcën e skuadrave që na paraprijnë.

Futbolli tani futet te sportet ku ka rëndësi edhe psikologjia. A je ti një psikolog i mirë?
Në çdo lloj disipline, aspekti mendor ka mjaft rëndësi. Edhe në futboll psikologjia ka mjaft rëndë- si pasi ndihmon lojtarët të dalin prej momenteve të vështira. Shpesh ndodh që një ekip të shikojë veten në disavantazh edhe pse ka luajtur më mirë se rivali. Pikërisht në ato çaste duhet që lojtarët të mos heqin dorë dhe të vazhdojnë të ngulin këmbë deri në fund.

Është folur shumë për transferimin e Simeones tek Interi. Sa të kanë lënduar ato lajme?
Të them të drejtën, aspak. Unë di që po stërvis një ekip të madh dhe që shumë trajnerë do të donin që të kishin vendin tim. Por, tani trajneri i Interit jam unë, prandaj jam i qetë dhe i lumtur që bëj këtë punë. Më pas do të jenë rezultatet ato që do të vendosin. Shpresoj të jenë në anën time.

Forca ekonomike e Interit të shqetëson apo të jep më shumë përgjegjësi?

Na ngarkon me më shumë përgjegjësi, pasi na bën që të kuptojmë se jemi pjesë e një projekti të rëndë- sishëm dhe na nxit që të japim më të mirën. Tani duhet që të qëndrojmë me këmbë në tokë pasi duhet të mendojmë për të tashmen, vetëm kështu do të ndërtojmë një të ardhme të madhe.

Ti e ke sugjeruar Interin që të blejë më shumë lojtarë italianë?

Përpjekja për të ndërtuar një bazë të fortë për ekipin me lojtarë italianë është objektivi ynë. Afrimi i Galjardinit është bërë në funksion të kësaj ideje. Mendoj se është një objektiv që të ndihmon të ndërtosh një të ardhme të madhe. Unë dhe stafi im i këshilluam shoqërisë disa emra për merkaton e dimrit dhe ju them se ai i Galjardinit ishte i parë në listë.

A të duhet një zëvendësues për Mauro Ikardin?
Mauro është shumë i fortë dhe do të përmirësohet edhe më shumë. Unë jam i lumtur që kam në ekip edhe Palasion e Ederin, të cilët japin kontributin e tyre.

A bën Gabigoli për Serinë A?

Është rritur shumë dhe ka disa goditje prej gjeniu të vërtetë. Po adaptohet me ngadalë me llojin e futbollit që luhet këtu. Në vendlindje është mësuar me të tjera gjëra. Mund të jetë i rëndësishëm edhe për të ardhmen.

Po triumfi në Kupën e Italisë është një objektiv për Interin?

Sigurisht që është, edhe pse do të na duhet që të llogarisin mirë forcat, pasi kemi edhe kampionatin. Jemi shumë ambiciozë për Kupën.

Fitoret minimale janë kthyer në një rezultat optimal për futbollin e ditëve të stome?
Preferoj më shumë 2-0! Nëse mbyll ndeshjen në avantazh të një goli, do të thotë se të gjithë takimin ke luajtur në fije të perit, por nga ana tjetër tregon se ke qenë i vëmendshëm.

A je habitur nga metamorfoza e Alegrit?

Jo, ai është një trajner i madh dhe e di se kur është momenti që të kërkojë më shumë prej ekipit. Ka lojtarë të mëdhenj në dispozicion dhe kur shikon se sakrifikohen për ekipin i lejon vetes që t’i aktivizojë që të gjithë. Juventusi është një ekip i madh me lojtarë, por që nuk janë të pathyeshëm.

Edhe Interi ka një ekip të mirë pasi ke luksin të zëvendësosh Banegën për Zhoao Marion…
Rivaliteti mes lojtarëve bën mirë, pasi secili prej tyre në momentin që zbret në fushë jep maksimumin. Mua më intereson që ata të japin më të mirën.

Përse të gjithë drejtuesit e Interit përgënjeshtrojnë lajmet për Mesin?
Sepse janë të ndershëm e shumë realistë dhe nuk duan që të tallen me asnjë tifoz që mund t’u besojë atyre zërave. Unë jam i fokusuar tek ekipi, ndërsa shoqëria po mendon të forcojë edhe më shumë ekipin.

/BW