Komisioni i Medias të mërkurën seancë dëgjimore me AMA

Komisioni për Median do të zhvillojë nesër në orën 11:00 një mbledhje me Shoqatën e televizioneve rajonale dhe lokale.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, ndërsa të mërkurën në orën 10:00 ky Komision do të ketë seancë dëgjimore me kreun e AMA.

Kryetari i komisionit të Medias, Genc Pollo, deklaroi se nuk mund të lejohen skandale të tilla me AMA.

Pollo: “Para se te diskutojme për çështjen e dites dua te them se s’mund te lejojme skandale te tilla me AMA.Shqetesimi eshte ngritur nga operatoret lokalë. Mediat kane publikuar pasurimin e familjes Sala, s’mund te lejojme skandale te tilla”.

Deputeti socialist Toçi propozoi seancë me Drejtorin e AMA-s.

Toçi: “ Të bejme dhe seance dhe me Drejtorin e AMA. Nese ka çështje qe eshte per diskutimin ne Komision e Medias, ta shqyrtojme ate edhe ketu”.

Pollo: “Shpresoj te kemi konsensus per te trajtuar çështje te tilla ne lidhje me shqetesimet qe kane mediat”.

164 mijë euro në një vit/ILDKPKI nis hetimin për pasurinë e kreut të AMA