Debate te Komisioni i Medias, Gentian Sala raporton të mërkurën për pasurinë

Komisioni i Medias, është përfshirë në një debat lidhur me dhënien e licencave dixhitale dhe të pasurimit të kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala. Mësohet se komisioni ka marrë vendimin se të mërkurën Gentian Sala, duhet të raportojë në komisionin e Medias, pikërisht mbi këto akuza të ngritura edhe nga deputetë të Partisë Demokratike.

Pjesë nga debati në komision:

Kryetari i komisionit të Medias, Genc Pollo, deklaroi se nuk mund të lejohen skandale të tilla me AMA.

Genc Pollo: “Para se te diskutojme për çështjen e dites dua te them se s’mund te lejojme skandale te tilla me AMA.Shqetesimi eshte ngritur nga operatoret lokalë. Mediat kane publikuar pasurimin e familjes Sala. Pasuri e pajustifikuar nga të ardhurat zyrtare të tij në masën 10 fish.Kjo na bën të shqetësohemi për institucionin publik, nuk mund të lejojmë që skandalet të vijojnë njëri pas tjetrit, duhet të ketë pasoja. Kjo jo mbi bazë paragjykimi, por hetimeve serioze.Shpresojmë të kemi konsensusin çfarë do bëjmë si Komision”.

Deputeti socialist Toçi propozoi seancë me Drejtorin e AMA-s.

Fatmir Toçi: “ Të bejme dhe seance dhe me Drejtorin e AMA. Nese ka çështje qe eshte per diskutimin ne Komision e Medias, ta shqyrtojme ate edhe ketu”.

Luçiano Boçi: Gentian Sala po monopolizon tregun, përjashtoi pa të drejtë Ora News.

Musa Ulqini: Komisioni nuk është institucioni që jep konkluzionin për pasurinë.

Genc Pollo: Komisioni ka detyrë të veprojë me uficarë që abuzojnë me detyrën. E vetmja gjë që kërkojmë është duam qartësi të pozicionti të AMA, për çështjen personale por dhe çështjen e licencave digitale.

Musa Ulqini: AMA është garant i zbatimit të ligjit, duhet ta shihinm çështjen në dy anët, prandaj kërkuam dy seanca dëgjimore.AMA është institucioni garant i zbatimit të ligjit të mediave, në mënyrë të padrejtë është sulmuar vetëm se ka kërkuar të zbatohet ligji.Nuk duhet të jemi të njëanshëm. Është krejt e padrejtë. Ka media të lira që shkelin ligjin.

Genc Pollo: Dhënia e licencave dixhitale, a lidhet kjo me pasurinë  e Gentian Salës? Po të mos ishin dokumentet eprsonale nuk do kisha marrë mundimin, por më detyruan faksimilet. Është pasuruar 10 herë më shumë. Mund të jetë pasuruar nga një gjyshe e pasur, por duhen dokumentet për të verifikuar.  Duhet të jemi hulumtues, por nuk mund të flemë gjumë. Si komision kemi përgjegjësinë për të mbikqyruar AMA-n. Në shkelje të ligjit 62 duan një ooperatori të vetëm ti japin të gjitha licencat dixhitale dhe pasurimi i menjëhershëm i tij. Presioni që bën komisioni ynë është për të zbardhur cështjen. Prandaj nuk shoh arsye që të na pengojë të veprojmë. T’i drejtohemi ILDKP-së dhe prokurorisë dhe ta hetojë. Por ne duhet ta çojmë si komision ti drejtohemi për të hetuar dhe raportuar./Ora News/