Reformë edhe në Universitete – Grup pune për përgatitjen e programit 5-vjeçar të drejtësisë

Reforma në drejtësi po sjell edhe ndryshime në Universitetin e Tiranës. Rektori, Mynyr Koni, bëri me dije se Fakulteti i Drejtësisë ka ngritur një grup pune për hartimin e kurrikulave të reja në programi i drejtësisë. Ata që do të jenë juristë dhe ekspertë të sistemit të drejtësisë, duhet të ndjekin studimet jo më 3 vjeçare, por 5 vjeçare në këtë Fakultet.

Reforma në drejtësi sjell si domosdoshmëri edhe ndryshime nivelin akademikë. Në Fakultetin e Drejtësisë është ngrit një grup pune që po përgatit kurrikulat e reja për programin e drejtësisë, i cili do te jetë 5 vjeçar  dhe do t’i shërbej si përgatitje e ekspertëve dhe juristëve që do të jenë pjesë e zbatimit të reformës.

Koni: Ligjvënësit e kanë pasur parasysh që formimi i juristit kërkon një hapësirë më të gjerë kohore, jo tre plus dy siç është aktualisht, dhe kanë menduar të jetë një program i integruar, për t’u dhënë mundësi përgatitjes së këtyre specialistëve. Natyrisht, përgatitja e tyre është pjesë edhe e reformës së madhe që po bëhet në fushën e drejtësisë, për të përgatitur ekspertë dhe juristë që do të realizojnë këto fusha të reja të drejtësisë.

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni tha për Ora News, se formimi i juristëve dhe ekspertëve sipas këtij programi të integruar është tashmë një detyrim ligjor.

Koni: Hapja e këtij programi është detyrim ligjor. Në nenin 82 të ligjit të Arsimit, është parashikuar që programet e studimit në fushën e drejtësisë do të jenë programe të integruara të studimeve të ciklit të dytë, të cilat do të realizohen në periudhë 5 vjeçare dhe që kanë 300 kredite.

Ndryshime në programimin universitar të drejtësisë do të nisin në vitin akademikë 2017-2018.

/Ora News/