Inter vazhdon serinë e fitoreve

Inter po tregon se është duke kaluar një moment shumë të mirë në kampionatin Italian te futbollit.

Këtë herë zikaltrit kanë mposhtur Palermo-n, me rezultat minimal 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Xhoa Mario në minutën e 65-të të ndeshjes. Të dyja skuadrat kanë marrë nga një karton të kuq, në fillim miqtë ku Kristian Ansaldi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, po ashtu 10 minuta më vonë, Alesandro Gazi u ndëshkua me të dytin.

Kjo fitore ka qenë plotësisht e merituar për të besuarit e Stefano Piol-it, i cili tashmë e gjen veten me skuadrën e tij në vendin e pestë me 39 pikë, kurse Palermo zbret në vendin e 19-të me vetëm dhjetë pikë.

Ndeshja e radhës për Inter-in do të jetë përballë Pesakrës, ndërsa Palermo i shkon Napoli-t.