Gjiknuri në Singapor: Investoni në Shqipëri

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri i ka kërkuar investitorëve të Singaporit të investojnë në Shqipëri, duke renditur edhe arritjet në fushën e energjisë dhe kërkimit të naftës dhe gazit.

Gjiknuri tha se Shqipëria vazhdon të jetë vend importues neto dhe konsumi vjen gjithnjë dhe në rritje. “Gjithësesi, ne kemi shumë potenciale për tu shfrytëzuar edhe në shtimin e burimeve të reja hidro. Kemi gjetur format e duhura për të nxitur edhe investimet në këtë fushë. Por, duke qenë se jemi 100% të varur nga burimet hidrike, ne po promovojmë edhe burimet e tjera alternative të energjisë. Kemi miratuar tashmë një plan për të incentivuar investimet për gjenerim energjie nga dielli dhe nga era”, theksoi ministri Gjiknuri.

Sipas tij, Shqipëria ka potenciale edhe në fushën e naftës dhe gazit..Gjiknuri tha se në fushën kryesore të naftës në vend po ushtron aktivitetin e saj tanimë kompania kineze Jeojade Petroleum.

Ministri Gjiknuri u ndal më pas edhe tek fusha e industrisë minerare ndërsa tha se ekzistojnë mundësi investimi pavarësisht rënies së çmimeve të mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Me interes sipas tij është kërkimi i mineralit të nikelit ku vlerësohet se ka rezerva të konsiderueshme.

Gjiknuri ndodhet në Singapor si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama dhe ka folur para investitorëve në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Singapor- Shqipëri.