Mesi: Te Barcelona, për aq kohë sa më duan

Lionel Mesi dëshiron vetëm Barcelonën. Ka shumë spekullime në lidhje më të ardhmen e argjentinasit por, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” këmbëngul se dëshira e tij është të qëndrojë në “Camp Nou”.

Sulmuesi ka një kontratë me blaugranat që skadon sezonin e ardhshëm, por Presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartemou nuk e shqetëson fakti se palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Situata nuk është edhe aq e qetë, sepse sipas disa zërave, ylli argjentinas ne mërkaton e verës mund të nisë një aventurë të re në Premier League, ku në garë janë Man.City, United dhe Chelsea.

Të tre ekipet janë duke e vëzhguar me kujdes situatën nga afër. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këto zëra Messi u përgjigj:

“E kam thënë gjithmonë, unë do të qëndrojë te Barcelona përsa kohë drejtuesit e klubit të më duan këtu.

Sigurisht që Premier League është një kampionat shumë kompetitiv por, për momentin jam i fokusuar tek Barcelona. Nuk mund të flas dot për të ardhmen”

Përgjigja e 29-vjecarit lë të hapur një transferimin të mundshëm në Angli.

Sigurisht disi më i favorizuar për të pasur në dispozicion shërbimbet e numrit 10-të është ish-tekniku i katalansve Pep Guardiola, i cili ka ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me Mesin