Degjeneron me fyerje mbledhja e AMA-s me drejtuesit e televizioneve

Kryetari i AMA Gentian Sala ka thirrur sot një tryezë të njoftuar vetëm një ditë më parë me operatorët televizivë. Qëllimi i takimit ishte konsultimi për gjetjen e gjuhës së përbashkët për frekuencat dixhitale mes AMA-s dhe operatorëve televizivë, pas presionit të ushtruar ndaj RTV Ora News.

Por mbledhja ka degjeneruar me fjalë ofenduese. Operatorët aktualë në treg i janë hakërryer herë njëri tjetrit dhe herë të emëruarit të tyre të AMA, Gentian Sala. Mbledhja është mbyllur nga drejtori Sala sapo është larguar pas një debati të nxehtë një përfaqësuesi platforme dixhitale.

Një tjetër operator, ka kërcënuar se nëse nuk mbyllen të gjitha frekuencat e zëna do të zaptojë edhe 3 të tjera. Takimi ka përfunduar pa asnjë zgjidhje apo afat si pasojë e paaftësisë e drejtuesit Sala për të trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë operatorët, por duke ushtruar presion në mënyrë selektive vetëm ndaj Ora News apo ndonjë operatori tjetër. ORA NEWS