Skandali/Manastirit të 40 Shenjtorëve i del pronari

Hipotekohet, monumenti I kulturës, I shekullit VI

 Një sipërfaqe e madhe toke prej 40 hektarësh ku ndodhet edhe manastiri i 40 Shenjtorëve në Sarandë u është shitur plot 162 pronarëve.

Fiks fare tregoi se si është regjistruar në hipotekë ky monument Kulture. Gjithcka ka nisur pas një vendimit të komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të pronave në vitin  1998 dhe nje vendimi gjykate që sipas qytetarit që u ankua në Fiks fare është marrë brenda një seance, per regjistrimin e kësaj prone prej rreth 40 hektaresh.

Manastiri i 40 shenjtorëve i shekullit te VI , nga ka marrë dhe emrin qyteti i Sarandës, sipas  legjendes  u  ndërtua  për  sakrificat e heronjve , 40 ushtarë romakë të cilët u flijuan në emër  të zotit. Për këtë sakrificë heroike, vet dënuesit, feja ortodokse,  i shpalli  të  40-shenjtorë, ku edhe sot në Manastirin me të njëjtin emër ekzistojnë të gdhendura emrat e tyre.

Manastiri, ose Bazilika e madhe, është ndërtuar si shkak nga kjo legjendë, në kodrën  në  lindje  të qytetit të Sarandës me një arkitekturë dhe ndërtim romak.

Ky Manastir është një nga 103 monumentet e Kulturës të rajonit Jugperendimor të vendit.  Shpallur monument kulture në vitin 1970. Por pavarësisht kësaj,  kjo pronë shtetërore ku shtrihet manastiri dhe rrethinat, prej rreth 40 hektarësh është hipotekuar në emër  të  familjes  Ismaili.

Sipas ligjit 7867, është e përcaktuar qartë se monumentet e kulturës nuk duhen të preken. Por kjo nuk e ka penguar hipotekimin  edhe  të  manastirit  mbi  një  vendim  të  Kthimit dhe Kompesimit  të  Pronave  të  vitit  1998 dhe  një  vendimi  gjykate, të gjyqtares Nevrije Halo,  që  sipas  zotit Stefani, është  dhënë  brenda  një  seance  gjyqesore.

Qytetari  Dhimitraq  Stefani  është  i vetmi  i cili  nisi  nje gjyq civil  dhe  penal  për  të mbrojtur  këtë  pronë .  Gjyqe  që  vijojnë  që  prej  vitit  2000.

Sipas tij, gjate procesit të  gjyqit  penal u saktësua nga më  shumë se dy  akte ekspertimi se prona i është dhënë familjes Ismaili mbi dokumente të fallsifikuara. Më pas është regjistruar në  hipotekë.

Për emisionin Fiks Fare  ai  pranoi se është përfshirë në këtë konflikt pronësie për shkak të një kontrate të bërë në vitin 2000 më bashkinë e Sarandës për vendosjen e një antene në të njëjtin truall.

“Në prill të vitit 2000 jam pajisur me dokumente nga Bashkia e Sarandës, me vendim të KRT-së,  me një  vendim  të  Këshillit  Bashkiak,  për  vendosjen  e  një  antene  pranë  manastirit të  40 shenjtor ëve.  Kemi 16 vjet neper gjyqe.  Eshtë  bërë  një  kallzim  penal, është  bërë akti ekspertimit,  ka dalë  i  fallsifikuar  në  2003. Eshtë bërë  një  akt  ekspertimi edhe  nga  një  grup  ekspertësh  qe  e  kanë  gjetur  të  fallsifikuar  këtë  dokument.”

Por pasi kaluan  vite  nëpër  gjyqe  ndërroi  jetë personi I  akuzuar për fallsifikimin  e  këtyre dokumenteve, zoti  Servet  Ismaili. Ai  u shpall  fillimisht  fajtor  për  fallsifikim  nga  gjykata e shkallës  së  parë  Sarandë. Gjyq pas gjyqi zoti Ismaili përfitoi fillimisht nga amnistia për shkak të moshës së  tij  70 vjeçare.  Më pas cështja penale u pushua për shkak se i pandehuri ndërroi jetë. Që nga ky moment gjykata nuk u shpreh se ç’do të bëhej me pronën e regjistruar mbi dokumente të fallsifikuara.

Ndërkohe që  gjyqet cilvile vazhdojnë, qytetarit i është bashkangjitur në mbrojtje të kësaj prone edhe  Bashkia e Sarandës dhe  Insitucioni  i  Avokaturës  së  Shtetit .

Sipas drejtorit juridik të Bashkisë Sarandë Eleon Gjoni,  kemi  të  bëjmë  me  një  vendim  të  KKP -së  të vitit 1998. “Ka një kalvar  të  gjatë  procesesh  gjyqësore.  Duke  qenë  se Gjykata  Administritative  e Apelit  Gjirokastër  ka  vendosur  t’i  japë  të  drejtë  palës që  ka një  vendim  të kthimit  dhe  kompesimit  të  pronave, bashkë  me  Avokaturen e Shtetit ne kemi bere rekurs në  Gjykate  të  Lartë”.

Fiks  Fare  kërkoi  të  intervistonte edhe gjykatësen  Nevrie  Halo  por   ajo u largua nga gjykata duke mos pranuar të jap intervistë lidhur me vendimet e dhëna prej saj në vitin 2000.

Sipas  zëdhënësit  të  kësaj gjykate, gjyqtarja nuk pranoi të flasë për Fiks Fare pasi ajo është shprehur me vendim.

Aktualisht mbi këtë pronë është  vendosur  sekuestro  konsevartive  deri  sa  të  perfundoj  gjyqi i themelit.

Gjate ketyre viteve, kjo pronë  ështe  shitur  tek  162 pronarë  dhe  ka  nje  vlerë  që  shkon  deri  në 7 miliarde lekë.