Deklarata e kryekomisionerit Fatmir Xhafaj: Pa fondacionin Soros, Reforma në Drejtësi do ishte e pamundur

Pas ardhjes në pushtet të “rilindjes” së Ramës zëra të veçuar denoncuan mundësinë e kapjes së pushtetit si produkte të veprimtarisë së “filantropit” Xhorxh Soros dhe filialeve të tij.

Por u deshën vetëm pak muaj që parashikimet dhe hamendjet të kthehen në teza e më pas edhe në prova të pakundërshtueshme të kapjes së Shqipërisë prej Xhorxh Soros dhe satrapëve të përzgjedhur prej tij për të qeverisur vendin tonë. Skema sorosiane e falimentimit për ta shitur shumë lirë çdo aset të vendit tashmë janë të verifikueshme…

Por vështirë të mendohej se edhe reforma në drejtësi , në dukje e filtruar dhe kontrolluar botërisht deri edhe prej SHBA qenkësh e molepsur me Soros e sorosllopin e tyre? Ky grupim po e çoi edhe Kushtetutën butë butë drejt ndryshimeve shumë të rëndësishme.

Në këtë proçes në kokë të grupit shqiptar në Komisionin e Venecias ndodhej Kristaq Traja, i njohur prej shumë vitesh si përfaqësues i këtij fondacioni pranë grupit të reformës në drejtësi.

E pabesueshme por një gjë e tillë është e vërtetë! Emri i filantropit më të famshëm në botë , Xhorxh Soros, i lakuar edhe si luftënxitës në Ukrainë… është përfshirë në reformën tonë në drejtësi.

Një fakt i tillë do të pohohej edhe nga vetë kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, pasditen e 27 dhjetorit 2015, gjatë një aktiviteti me rastin e festave të fundvitit në atë kohë, ku Xhafaj mbajti dhe një fjalim para personaliteteve të angazhuar me Reformën në Drejtësi. Gjatë fjalës së zotit Xhafaj janë shënuar disa momente sinqeriteti të spikatura, të cilat dukeshin tepër interesante jo vetëm atë natë, por edhe sot.

Element i parë është një deklarim surprizë i z. Xhafaj i cili duke iu drejtuar kryetarit të fondacionit Soros, z. Andi Dobrushi, i shprehu një mirënjohje të pazakontë, aq sa fraza linte të kuptohet se nëse nuk do ishte për këtë fondacion, askush nuk do e kishte marrë mundimin për të bërë reformë në drejtësi dhe askush nuk do kishte shpenzuar lekë për këtë proces.

“Një falënderim mirënjohjeje dua ti shpreh Fondacionit Shoqëria e hapur për Shqipërinë – Soros, Andit dhe ekipit të tij të palodhur për suportin e fortë teknik e financiar, përcaktues për ecurinë e mbarë të procesit dhe padyshim nismëtar për nevojën për një projekt ndryshimesh kushtetuese në vend”, – është shprehur z. Xhafaj.

Duket se Fondacioni Soros ishte një hap para qeverisë dhe mazhorancës për këto ndryshime Kushtetuese dhe për draftin e reformës. Madje dhe përfaqësuesi kryesor i ekipit shqiptar në Komisionin e Venecias, Kristaq Traja, rezulton si i dërguar ekskluziv i këtij fondacioni pranë grupit të reformës.

Në fjalimin e rastit për fundvitin 2015, Xhafaj ka përmendur më pas dhe bashkëpunëtorët e tjerë në këtë proces, por bie në sy një moment kur ai ka komentuar edhe përgjigjen e Komisionit të Venecias për draftin e përgatitur nga grupi i tij.

“Ju duhet të jeni krenar për atë çfarë keni shkruajtur e mbrojtur teksa lexoni vlerësimet dhe komentet e këtij komisioni të nderuar. Vlerësime që shumë pak dokumente të tilla kanë pasur fatin t’ju adresohen kaq pozitivisht nga opinioni i KV”, –do të shprehej z.Xhafaj.

Dhe pak më tej ai sqaroi edhe se nga buron e gjithë kjo krenari: “Në këtë opinion ndër të tjera theksohet se : ‘Komisioni i Venecias shpreh mbështetjen e tij për përpjekjen që po bëjnë autoritetet shqiptare për reformën e thellë në sistemin gjyqësor shqiptar. Një reformë e tillë nevojitet në mënyrë të menjëhershme dhe situata kritike në këtë fushë i justifikon zgjidhjet radikale. Ndryshimet kushtetuese përfaqësojnë një bazë të qëndrueshme për punë të mëtejshme në këtë drejtim”

Pra sipas z. Xhafaj, Grupi i Reformës në Drejtësi duhej të ndihej krenar meqenëse një Komision i Lartë Ekspertësh Evropianë, kanë mbështetur dëshirën e mirë në parim për të bërë reformë dhe nuk kanë protestuar kundër kësaj iniciative dhe as janë futur në grevë urie për t’i bërë karshillëk asaj. Një krenari e vërtetë duhet thënë.