Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:37 Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërkimet Një ngjarje e pazakontë ka trazuar Stambollin në prag të sfidës mes Galatasarayt dhe Aston Villas në UEFA Champions League. Policia turke dhe autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një bravo e madhe për Edi Ramën, spastruesin e mediave!!

Forum E diel, 9 Maj 2021 11:34
Një bravo e madhe për Edi Ramën, spastruesin e mediave!!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artur Zheji.

Në vitet 2014-2015 mora përsipër edhe njëherë drejtimin e mediave Mapo, mbas një kërkese këmbëngulëse të Henri Çilit dhe kundrejt një kontrate për tu pasur zili. Në të vërtetë Mediat e Henrit kishin shkuar drejt ekstremit të djathtë gjatë qeverisjes Berisha 2 dhe duhej shumë mjeshtëri dhe punë për ti sjellë ato në ekuilibrin e duhur. Në fillim kjo u lexua nga ekstremistët e djathtë, si një tradhti apo si një kthim majtas të Mapo-s, por në të vërtetë, ato u ekuilibruan në qendër, që do të thotë më shumë objektivitet dhe më pak militantizëm.

Mirëpo presioni i kryeministrit, me telefonata të drejtpërdrejta dhe me të dërguar të specializuar, rritej proporcionalisht me të ashtuquajturën Reformë në Arësim…

Dhe atëherë në mënyrë eksplicite, botuesi, pronari, miku dhe gazetari Çili doli drejtpërdrejtë në temë me kërkesa të qarta: “Reformatori Rama, është zgjidhja dhe zgjedhja e vetme editoriale e mediave Mapo! Berisha, Basha apo Meta, janë apo duhet të trajtohen editorialisht, si dukuri të dorës së dytë apo të tretë…”

Duhej pra, që gazeta dhe revistat dhe Portali Mapo, të shndërroheshin në amplifikatorë dhe në suporte direkte të qeverisjes së Ramës. Por nuk mjaftohej me kaq, duhej që të sendërtohej edhe një qëndrim kritik ndaj të tjerëve, si pengesa regresive të kryeministrit progresist.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo linjë editoriale kaq e angazhuar proqeveritare që kërkohej, ishte pak të themi gati e një natyre militante dhe kërkesat që vinin në këtë drejtim hasën në rezistencën time të cilat sollën si përfundim dorëheqjen time.

Dorëheqje që u prit me gëzim të pafshehur nga miku, gazetari dhe pronari Çili, si edhe nga të dërguarit e kryeministrit apo edhe vetë nga ai, që asokohe e telefononte disa herë në ditë, për të dëgjuar gurgullimat e gëzuara, adhuruese dhe mbështetëse të Henrit në drejtim të naltmadhërisë së tij kryeministrore.

Alfred bëre mirë që u largove, duke shpresuar që të të mos kenë larguar nga ajo detyrë drejtuese, që e more në një kohë krejt të papërshtatshme. Sepse ajo barkë mediatike, për të cilën kam punuar disa vite me përkushtim, ka hyrë në një mjegull dhe në vorbulla që të marrin emrin përgjithmonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur tanimë u largova nën presion 1 vit më parë nga Mapo, mendova se po e teproja kur mendoja me argumente, se pas këtij presioni të pronarit, qëndronte në të vërtetë, presioni i Kryeministrit, që gënjen kur deklaron si në faj, edhe pa e pyetur kush, se nuk lexon mediat prej vitesh. Duke bërë alibinë e kotë, se nuk është një lexues maniak i tyre. Por ne gazetarët e dimë, që kjo është një nga gënjeshtrat e tij më të trasha, ndërkohë që ai, ka aftësinë të gënjejë mjaft më hollë dhe mjaft më mjeshtërisht, falë një trajnimi të gjatë me aftësinë e të gënjyerit të të gjithëve dhe për të gjitha.

Mund t'ju interesojë

Kreshnik Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë bashkimin me Çamërinë

Kreshnik Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë bashkimin ...

Para 2 orësh
Filip Çakuli: Na duhet edhe policia e gjuhës

Filip Çakuli: Na duhet edhe policia e gjuhës

Para 20 orësh
Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 22 orësh

Iku dhe Shkullaku nga Abc. Iku apo e larguan, është një pyetje e kotë. Jemi përpara Zgjedhjeve të Përgjithshme dhe Kryeshefi po merr masat e veta 360 gradë, për të spastruar të gjitha mediat, përfshirë dhe Abc.

Dukej sikur Frangaj do të kishte mundësi të mbante një Media kritike dhe një Media mbështetëse të qeverisë njëkohësisht, Abc dhe Tv Klan, por ja që tash në prag të zgjedhjeve dhe as për Frangajn e “madh”, ky dyzim nuk ishte dot i mundur. Dhe duket se u detyrua taktikisht, të lëshojë edhe mikun e vet të vjetër Shkullakun, duke bërë një “katharsis”, e pra një “vetëpastrim” nga çdo kleçkë apo nga çdo gazetar me rezistencë në mediat e tij, si edhe ishte rasti Shkullaku. Ka mbetur vetëm Fevziu pra, nga garda e vjetër e “nismëtarëve”…

Këto janë kambana të zymta, që të kujtojnë periudhën primitive post-komuniste ’92-’97, në trajtimin e mediave, sigurisht me një përmirësim. Me mediat nuk merret më Shik-u, por dora vetë kryeministri dhe Zyra e tij e posaçme e Censurës së mediave, nëpërmjet marrëveshjeve mikluese dhe shpërblyese me pronarët e tyre.

Është ky, profili i një kryeministri Reformator?

Është e mjerueshme për ata që e besojnë, ose për ata që u lypset të artikulojnë, pallavra të tilla të turpshme dhe qesharake në publik.

Sigurisht është ky rasti të themi një: “Bravo!” për kryeministrin! Ai është në rrugën e tij drejt fitores me çdo çmim të zgjedhjeve të ardhshme, nga skuadronet e të fortëve e deri politikën editoriale të shumicës së mediave shqiptare. Një “Bravo!” për këtë spastrues kaq punëtor të mediave, në prag të Zgjedhjeve te Përgjithshme, ndërkohë që rivalët e vet politikë, do të jenë detyrimisht të censuruar mjeshtërisht dhe në dritën e diellit.

/360gradë.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërkimet
Para 11 minutash

Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërk...

Pio Esposito shkëlqen te Interi, Chivu përballë dilemës së sulmit
Para 15 minutash

Pio Esposito shkëlqen te Interi, Chivu përballë dilemës së sulmit

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD
Para 16 minutash

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD

Zelensky: Inteligjenca tregon për sulme të reja ruse ndaj Ukrainës
Para 16 minutash

Zelensky: Inteligjenca tregon për sulme të reja ruse ndaj Ukrainës

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 16 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 13 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.