Konflikti AMA me Ora News, Endira Bushati: Zbatim selektiv i ligjit

Ish-kryetarja e AMA, Endira Bushati thotë se në rastin e Ora News, AMA ka zbatuar ligjin në mënyrë selektive

Endira Bushati: Zbatimi selektiv i ligjit është më i dëmshëm sesa mos zbatimi i tij. Në rastin e mbylljes së kanalit Ora News jemi përballe zbatimit selektiv të ligjit.  Nëse i referohemi historisë së ligjit që është në fuqi për transmetimet audiovizive, ligji ka pasur një afat të qartë se kur duhet të mbyllen transmetimet analoge. Ligji është miratuar në prill të 2013 dhe parashikonte një moment kalimtar për kalimin nga analog në numeric. Me ardhjen në pushtet të kësaj mazhorance pati një luftë për të uzurpuar institucionin e AMA. Afati maksimal për kalimet në transmetimet numerike që është data 17 qershor 2015 dhe deri sot, e gjithë veprimtaria e AMA  rrotullohet rreth një interesi: Si të krijojmë një monopol të qartë në tregun mediatik.

Në parashikimet ligjore a është e lejuar kjo?

Endira Bushati: Parashikimet ligjore për kalimet në transmetimet numerike kanë pasur afat të mirëpërcaktuar brenda datës 17 qershor 2015. AMA në korrik të 2013 shpallir procedurën beauty contest për legalizimin të operatorëve ekzistues. Kjo procedurë u atakua në gjykatë nga operatorët në fjalë dhe më pas  gjithë procesi u pezullua. Po të kemi parasysh këtu edhe diskutimin për mandatin tim në krye të AMA dhe faktin që AMA pas datës 17 qershor 2015 nuk ka një bazë ligjore për të bërë këtë kalim. Po të shihni dhe praktikat e AMA thonë në bazë të ligjit 97/2013 nuk thotë cilit nen i referohet. Si po bëhet kalimi në transpemtime numerike. Në kushtet kur veptrimtaria e AMA gjatë dy viteve është pa bazë ligjore atëherë mbyllja e kanalit Ora News është selektiv sepse kemi mbi 15 kanale të tjera që transmetojnë në frekuenca të palicensuara.

A është një presion këtë vendim që mori AMA, duke qenë se me Ora News është në një proces gjyqësor për mos dhënien e licencës dixhitale?

Endira Bushati: Unë e kam ndjekur edhe procesin e licensimit. Në vendimin e dhjetorit AMA në mënyrë abusive ka skualifikuar Ora News dhe një subjekt tjetër në vendimmarjen e licensës duke favorizuar monopolin mediatik. Ora News dhe një subjekt tjetër janë skualifikuar pa të drejtë dhe fakti që Ora News ka paditur një padi për të ndjekur këtë çështje them që ngjan me një hakmarrje të autoritetet karshi kanalit tuaj. Unë nuk prirem të besoj që një autoritetet hakmerret ndaj subjekteve që monitoron, por në kushtet kur ligjin nuk zbatoht njësoj tregon se nuk jemi përara trajtimit të ligjit.

Si mund ta zgjidhim zonja Bushati?

Endira Bushati:  Një gjë është e sigurt, situata zgjidhet vetëm nëse zbatohet ligjit. AMA sot i shërben vetëm monopolist mediatik, që sot zotëron 80% të tregut mediatik, kjo është e qartë. Nëse do zbatohej ligji nuk do kishim tre licenca kombëtare për të njëjtët grusht personash. Nëse do zbatohej ligji cështja do ishte e zgjidhur, por AMA sot nuk e zbaton atë. AMA veprimtarin e saj e bazon jo në ligj, po vepron në vakum ligjor. Unë besoj se situata ka nevojë për një rregullim ligjor që mos kemi një treg informal. E kemi pasur që nga 1997 kur ka dalë ligji i parë për mediat dhe vazhdon dhe sot. Kjo ndodh sepse ky pavarësisht se është ligji i 4 për mediat, nuk është zbatuar dhe e gjithë rrjedha e veprimeve që nga 2004 ka qenë e tillë për shkak të presionit dhe lidhjes së monopolist mediatik me politikën.

Cili është raporti i ndërkombëtarëve?

Bushati: Progres raporti e ka shprehur qartë që duhet të rregullohet edhe çështja e pronësisë në media, e cila pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e paragrafit 3 të nenit 62 ka krijuar një tjetër problem në treg dhe kjo ka nevojë për një tjetër rregullim ligjor dhe parlamenti duhet të mblidhet sa më shpejt për ta trajtuar këtë çështje aq më tepër që është vënë si kusht nga KE. Ndërkombëtarët kanë rolin e tyre në dhënien e rekomandimeve, unë mund të them se neni 62 është shkruar nga vetë ekspertët e BE për të garantuar pluralizmin në media. Sot nuk ka pluralizëm në media. Sot jemi përballë një monopoli mediatik trë lidhur me qeverinë që do të mbysë çdo zë ndryshe në tregun mediatik audioviziv dhe lidhja padron klient mes qeverisë dhe medias duhet të marrë fund njëherë e mirë. Sot kemi një platformë që uzurpon 4 kanale pa leje pa asnjë autorizim duke mos i paguar asnjë para shtetit që nga 2004. Ato kanale duhet të ishin liruar që të administroheshin nga AKEPI për tu hapur tenderi për teknologjinë 4G dhe Mobile. Kjo nuk ndodh. Përsa kohë nuk ndodh kjo, pra ku shtetit përmes tenderit për telefoninë mobile mund të arkëtonte miliona euro, atëhere pse ndodh mbyllja për kanalin Ora Neës dhe nuk ndodh për këto të mëdhenjtë, për subjektet që kanë uzurpuar shumë kanale?!

Unë kam dyshimet e mia edhe mbi procesin që pritet të fillojë për vettingun dhe për implementimin e reformës në drejtësi, kjo shkon në mënyrë indirekte lidhje me çështje por ka një gjë: Ne dimë që proceset gjyqësore zgjasin dhe në kushtet kur zgjasin atëhere është në detyrimin e administratës publike në rastin konrete të AMA që çdo hap që hedh ta zbatojë sipas ligjit, çdo hap të jetë me një bazë ligjore. Çfarë mund ti thotë AMA sot gjykatës nëse avokatët e subjektit tuaj i kërkojnë mbi çbazë e ka nxjerrë një akt të caktuar. Ne sot flasim që AMA nuk ka nene ku të bazohet për zbatimin e ligjit. Kjo është një skandal më vete. Unë e shoh një nga rastet me skandaloze të shkeljes së ligjit në një institucion publik. Po të shohim faktin që AMA është një organ kolegjial dhe vendimmarrja brenda AMA për skualfikimin e Ora Neës dhe një subjekti tjetër ka qenë e ndare 3 me 3, kjo e bën akoma më të dyshimtë dhe hedh hije serioze dyshimi  mbi lidhjet klienteliste të kryetarit të AMA dhe të dy anëtarëve të saj me platformën monopol.

Sot AMA nuk zbaton ligjin, dhe sot përsa kohë nuk kanë zbatuar afatet e përcaktuara jo nga shteti shqiptar, por të përcaktuar ndërkombëtarisht për kalimin në transmetimet numerike ne sot jemi “delja e zezë” në Europë për transmetimet numerike. Ne të gjithë shtetet e tjera ka mbaruar vetëm në Shqipëri jo. Pse? Sepse ka një lidhje të qartë mes qeverise dhe monopolit mediatik, i cili nuk liron frekuencat e zëna pa leje dhe kjo ka sjellë edhe prishjen dhe kaosin në tëresinë e vet të mos zbatimit të ligjit