Hyka firmos në Amerikë, refuzon mijëra dollarë nga Kina

Jahmir Hyka ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke firmosur një kontratë  tre vjeçare me skuadrën e San Jose Earthquakes.

Transferimi i Hykës i ka kushtuar  skuadrës amerikane 125 mijë dollarë, ndërkohë që rroga e tij do të jetë 500 mijë dollarë.

Për 28-vjeçarin, kërkesa ka patur edhe nga kampionati turk e ai Hungarez. Gjithashtu nuk kanë munguar edhe ofertat nga Kina, ku skuadra e Henan Jianye i ka ofruar një marrëveshje me vlerë 700 mijë dollarë në sezon mesfushorit kuqezi.

Hyka pritet të prezantohet në skuadrën e tij të re pas 20 ditës, kohë kur do të fillojë edhe stërvitjen e tij për nisjen e sezonit të ri më 5 mars. Gjithashtu në
SHBA, luan edhe futbollisti tjetër i kombëtares, Shkëlzen Gashi, i cili ka patur nj sezon  shumë të mirë gjatë vitit 2016.