Vëllai i 40 vjeçarit që vdiq tek rezervuari i ngrirë: Po ruante bagëtitë, u bë kurioz nga akulli

0

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë mesditës në Fier, ku humbi jetën një 40 vjeçar teksa kishte tentuar që të ecte mbi akull, i vëllai i tij ka shpjeguar gjithë ngjarjen.

Përparim Xhelo ka thënë për mediat se ndonëse kanë njoftuar polumbarët, ata ende nuk kanë ardhur. Ai bën me dije se i vëllai i tij ka qenë duke ruajtur bagëtitë dhe se ai është bërë kurioz nga akulli.

Hajredin Xhelo vdiq, pasi tentoi të ecte mbi rezervuarin e ngrirë. Ai është baba i dy fëmijëve