Të rinjtë e PS-LSI-PD protestojnë para ambasadës franceze për Haradinaj

0

Forumet rinore të partive kryesore politike në Shqipëri janë bërë bashkë dhe kanë protestuar përpara ambasadës franceze në Tiranë për lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kujtojmë se Haradinaj u arrestua dia ditë më parë në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Një ditë më parë Ministria serbe e Drejtësisë ka dërguar kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt, duke përfshirë edhe dokumentacionin në gjuhën franceze, në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendosë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Ndërkohë, Maja Kocijancic, zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Frederica Mogherinit, tha se palët duhet t’i përmbahen një klime normalizimi, ndërsa policitë e dy shteteve duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Politika e Tiranës ka dënuar ndalimin e Haradinaj me kërkesën e palës serbe. Edhe në Kosovë ka patur protesta dhe reagime të ashpra. Në disa shtete si në SHBA, Britani, Itali, Zvicër, Francë ka patur protesta para ambasadës franceze.

ttt1 ttt

Protesta paralele për lirimin e Haradinajt në Tiranë, Prishtinë, Shkup

proteste

Në Kosovë, Shkup dhe Tiranë, do të zhvillohen sot protesta për lirimin e ish-kryeministrit dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i arrestuar nga policia franceze në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë.

Protesta me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” do të zhvilohet në Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj dhe fillon në orën 11:55.

Gjatë ditës së sotme edhe në Shkup do të zhvillohet një protestë para ambasadës së Francës për lirimin e Haradinajt. Kjo protestë organizohet nga shoqëria civile, ku bëjnë pjesë profesorë, artistë, studentë, gazetarë, si dhe bashkëluftëtarë të Haradinajt në betejat e UÇK-së.

Ndërsa në Tiranë forumet rinore të partive kryesore politike në vend do të protestojnë në orën 12:00 përpara Ambasadës së Francës në Tiranë.

Protesta për lirimin e Haradinaj janë zhvilluar ditët e fundit edhe në Prishtinë, Paris, Londër dhe SHBA.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nesër pritet të dalë përsëri para gjykatës, pasi në 4 janar është ndaluar në Aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 dhe po mbahet në paraburgim në Francë, ndërsa Beogradi ka kërkuar ekstradimin me akuza “për krime lufte në Kosovë” edhe duke i shtuar ato.