Sekuestrohen rreth 500 kg drogë në Gjirin e Dafinës, destinacioni Italia

0

Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike është kapur sot nga Delta Force në Gjirin e Dafinës.

Rreth 500 kg kanabis sativa janë sekuestruar tashmë nga ana e policisë në Vlorë, ndërsa droga dyshohej se do të dërgohej me gomone në Itali.

Po të njëjtat burime raportojnë se droga ishte e ndarë në 20 pako.