Foto Horror/”Militanti i ISIS, rrethon fëmijën me granata”

0

Ky imazh shqetësues tregon se si një i dyshuar i Shtetit Islamik (ISIS), ka fotografuar veten e që bashkë me të është dhe një foshnje. Fanatiku i ISIS, ka vendosur rreth trupit të fëmijës granata dore.

Tashmë ai ka përfunduar në pranga dhe arrestimi u bë në Tunizi pas publikimit të fotove shokuese në median online. Ai pretendon se imazhi është që në vitin 2012 dhe granatat ishin të rreme, sipas raporteve.

Edhe pse pritet që fotoja të verifikohet, por si imazh, ka një ngjashmëri të fortë të propagandës të ISIS, e cila përpiqet që të radikalizojnë gjeneratën e ardhshme të xhihadistëve.

Fytyra e një fëmijë engjëllore është fotografuar duke fjetur pranë një pistoletë dhe granata në një batanije me simbolin e kultit terrorist.

Tunizia u trondit nga masakra në plazhin Sousse në vitin 2015, ku një person i armatosur i ISIS vrau 38 persona.

Chamseddine al-Sandi u emërua vetëm pak ditë më parë si organizatori i tragjidë, e cila është kryer nga Seifeddine Rezgui. 23 vjeçari u qëllua për vdekje, por al-Sandi mbetet i lirë, besohet që të jetë në arrati në Libi.

R.Sh