Bora sjell shpresë në Stamboll: “Një moment, ku trishtimi harrohet” (FOTO)

0

“Vjen një moment, kur ju mund të harroni trishtim dhe frikën”,- thotë Cenk Capan, një 37 vjeç, pronar i një restoranti në Stamboll.

Viti i ri arriti me një valë të tmerrshme të shtënash armësh dhe vdekjesh. 39 njerëz u vrarë nga të shtënat në një klub nate, buzë detit, gjatë ndërrimit të viteve. Masakra duket një shenjë e zymtë gjithashtu, duke sinjalizuar se viti që vjen në Turqi, mund të jetë aq shqetësuese sa i fundit.

Sulmet vdekjeprurëse terroriste, një grusht shteti i dështuar dhe arrestimeve masive nga një qeveri që gjithnjë e sheh veten si të rrethuar nga armiqtë, janë tre problemet madhore të Turqisë.

“Europa ka ngrirë dhe Turqia është zbardhur, duke i siguruar të gjithëve një moment: për të marrë një selfie, ose të qëndrojnë në shtëpi dhe të flasim për të motin, në vend se të një sulmi të fundit terrorist”, rrëfen më tej një banor.

Dëbora ka mbuluar rrugët e pjerrta me kalldrëm të Stambollit, e ku banorët bëjnë fotografi të qytetit mahnitës, e kështu depresioni harrohet. Moti papritmas bëri që një Stamboll më jetë më i lumtur në të bardhë.

“Natyrisht se nuk është ilaç për të rregulluar çdo gjë. Ne jemi shumë të pikëlluar; shumë njerëz janë martirizuar”,- shtoi 37 vjeçari. Por bora pastron “pastërtinë”, tha ai. “Ajo mban një vend të veçantë”.

Fluturimet janë anuluar, dyqanet janë mbyllur dhe rrugët janë bërë të pakalueshme. Por shumë njerëz nuk duken të shqetësuar, tha Mumcu. “Stambolli ka nevojë për diçka të tillë. Bora është e mirë për njerëzit”,- tha ai.

Parashikimet thonë se e marta do ta sjellë shi dhe biseda më e zymtë, pa dyshim për gjendjen e demokracisë së vendit dhe e shpërthimit të luftërave përtej kufijve dhe ankth në lidhje me vrasësin në atë klub nate, i cili është ende në arrati, do të jetë temë bisede për Turkët.

Selin Samur, 35 vjeçe ishte duke shijuar kafenë në një lagje në qendër të qytetit më pak se një milje larg nga një stadium ku 48 persona u vranë nga bombat e makinave muajin e kaluar. “Ne kemi qenë të shqetësuar”,-tha ajo, “por dëbora ka qenë e këndshme”.

Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla