70 vjeçari shkoi për të mbushur ujë në lumin e Bunës dhe s’u kthye më

0

Shkoi për të mbushur ujë, por nuk u kthye më. Ky ishte fati tragjik i një 70 vjeçari, i cili ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej mbrëmjes së djeshme.

Të afërmit e të moshuarit nga Shkodra dyshojnë se ai është mbytur në lumin Buna. Këto dyshime përforcohen nga gjetja e kapuçit të tij në breg të lumit, pranë fshatit Darragjat.

Të afërmit e tij shprehen se Filip Shllaku, 70 vjeç, kishte shkuar për të mbushur ujë, por nuk është kthyer më.