Shembet ura në Kolumbi, 11 të vdekur dhe 14 të plagosur

0

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur kur një urë e famshme plot me turistë është shembur në një zonë rurale në Kolumbinë qendrore.

Ngjarja ka ndodhur pranë Villavicenio, mbi lumin Guatiqua, 75 km në jug-lindje të kryeqytetit Bogota.

Një atraksion i madh turistik, ura, sipas autoriteteve mund të jetë shembur për shkak të mbipopullimit të turmave në ditët e fundit të pushimeve.

Funksionarët lokalë, pohojnë që bilanci i viktimave mund të rritet, sepse frakturat e pësuara nga personat e rrëzuar në një thellësi prej 80 metrash, janë rëndë.

Autoritetet thonë se mes viktimave janë edhe pesë adoleshentë dhe dy të mitur. Autoritetet e Villavicenios, i kanë kërkuar popullatës të shkojnë në spital për të dhuruar gjak për të lënduarit e incidentit.

Sipas shefit të Mbrojtjes Civile, Juan Carlos Guzman, “duhet gjak i çfarëdo grupi edhe për katër fëmijë mes 5 dhe 12 vjeç që kanë mbijetuar nga rënia”.