Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat deri më 14 janar

0

Edhe pse temperaturat po pësojnë ngritje sërish janë në vlera negative dhe i ftohti është prezent në të gjithë territorin e vendit.

Në buletinin e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, shpjegohet se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të rregullta, por shumë i ftohtë.

Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriu.

Temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE:
Temperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë -16 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -9 gradë C
NË VENDET E ULTA:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -7, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -1 gradë C.
NË BREGDET:
Temperaturat minimale  do të zbresin deri në -4 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 0 gradë C.
Ndërsa ditës së nesërme, datë 11 janar, mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira të rregullta dhe reshje dëbore në jug të vëndit.

Era do të fryjë mesatare, në bregdet deri 20 km/orë, nga veriu.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten

NË VENDET MALORE:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -17 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -5 gradë C
NE VENDET E ULTA
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -4 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 2 gradë C.
NË BREGDET:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -1 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 4 gradë C

/shqiptarja.com