Hoxhaj: Serbia synon të krijojë hendek mes Kosovës e Francës

0

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, akuzon Serbinë se po keqpërdor interpolin dhe se synon të krijojë hendek mes Kosovës dhe Francës.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme, pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë, Hoxhaj tha se Serbia po ndjek një raport armiqësor me Kosovën, dhe përpjekjen për ta izoluar vendin.

Ramush Haradinaj është një ish hero kufte dhe kreu i një partie të rëndësishme, shpreh solidarizimin tim me familjarët dhe bashkëpunëtorët e Haradinaj. Nga e mërkura e javës së kaluar deri më sot jemi angazhuar që Haradinaj të lirohet sa më shpejt.

I kemi shpjeguar Francës motivet serbe për një ndalim të tillë dhe se fletëtarreste të tila janë kundra çdo konvente ndërkomëbtare. Ata kanë detaje se kush është Haradinaj.

Franca është mik i Kosovës, por interpoli po keqpërdoret nga Serbia. Do përpiqemi të ruajmë raportet me vendet mike. Serbia synon që të krijohet një hendek mes Francës dhe Kosovës.

Serbia po ndjek një raport armiqësor me Kosovën, dhe përpjekjen për ta izoluar vendin.

Në Beograd ka rikythim të mëbshtetësve të Milloshecic, ne kemi marrë veprime konkrtet sic parandaluan vizitën e Nikoliç në Kosovë sukrse do të marrim në të ardhmen. Serbia bën përpjeke për të goditur Kosovën por edhe diasporën s hqiptare. Serbia rrezikon dialogun me Kosovën.

Kam bërë kërkesë urgjente për një vizitë në Francë me synimin kthimin e Haradinajt në Kosovë dhe që këto fletëarreste të jenë të fundit“, u shpreh Hoxhaj.