Nishani jep alarmin: Në Shqipëri ka hyrë sasi e madhe e farës së kanabisit (VIDEO)

0

Presidenti Nishani ka lëshuar alarmin se në vend kanë hyrë tonelata fare kanabis. Ai deklaroi se këtë informacion e ka nga Shërbimi Informativ Shqiptar.

Gjatë një interviste të dhënë në “Channel One”, ai tha se këtë informacion SHISH ia ka kaluar edhe Ministrisë së Brendshme dhe se ky dikaster, duhet të marrë masa që të parandalojë kultivimin e kanabisit, veçanërisht në këtë vit elektoral.

“Eshtë një njollë që kërkon reagim të jashtëzakonshëm. Në vitin që kemi hyrë, që është dhe vit elektoral, informacionet zyrtare janë që në vend ka hyrë gjatë kësaj periudhe një sasi shumë e madhe e farës së kanabisit, prej disa tonësh.

Ky është një informacion që institucionet e policisë kryesisht duhet ta marrin me shumë seriozitet. Patjetër që duhet ta ketë policia këtë informacion. Unë e kam nga SHISH, por atë informacion që e kam unë, e ka dhe qeveria”, ka thënë ai.