Kadri Roshi, titani i skenës shqiptare

Nga Albert Vataj/Në kujtesën e historisë së artit skenik, Kadri Roshi mbetet ndër ato emra të veçuar, të cilët erdhën për të mbetur përgjithmonë si jetësorja e patjetërsueshme e dhjetëra roleve që me punën e tij pasionante arriti t’i shndërronte ata në katet e ngjitjes në podin e famës.

Jo vetëm rolet që i’u besuan të sillte në jetë, as sasiorja e këtij angazhimi, por vlera unike që përfaqëson aktivitetin e tij krijues e mban atë në radhën e më të mirëve. Mjeshtëria me të cilën ai vulosi pavdekësinë e dhjetëra e dhjetëra roleve dhe profileve aspak të zakontë, tregon se ai kishte behur në galerinë e emrave të mëdhenj të sfidës skenike si një zë i zëshëm, si një veçanti e spikatur. Udhajeta për këtë shtat të pakët, këtë shpirt të thekur diejve rrezellitës të admirimit ishte shumë e vështirë. I mbetur jetim që në vogli, mbi të do të rëndonte barra hekakeqe e mbijetesës, e cila e zgjatoi Golgotën e mundimeve, por jo ta nënshtronte këtë shpirt të lindur të përjetësohej në adhurim e në dëshirim, të cilit i dha gjithçka deri në të shuar.

Kadri Roshi do të vijojë të mbetet në memorien e të gjithë artdashësve, të të apasionuarve të artit skenik, si një mjeshtër i roleve të vështira, i atyre roleve të ngurtësuar nga tharmi i jetës, nga shëmbëllyesja e sendërgjimit historik dhe dëshmues. Ai i solli gjithë ato karaktere dhe personazhe me një vërtetësi të mahnitshme. Jetoi me rolet që solli në jetë dhe ata i siguruan atij një vend nderi në memuaren e përfaqësuesve të artit skenik shqiptar.

Në karrierën e tij të gjatë që niston qysh prej vitit 1945, akti i tij krijues përshkohet prej një filli shkëlqimtar fame që rrëzëlleu në më shumë se 180 role, pjesa dërmuese e të cilave ishin ata të protagonistit. Teatri, kinemaja, artdashësit, miqtë dhe admiruesit e mbajnë në kujtesë dhe e mbulojnë me nderim dhe respekt këtë njeri të përkorë, këtë dishepull vlerash të shtuara skenike, këtë aktor të papërsëritshme. Ai erdhi për të mbetur testamenti më i çmuar i artit skenik shqiptar.

Ai dha jetë nga jeta e tij, zë nga zëri i tij, puls dhe nerv, dhjetëra personazheve, të cilët mbeten të pashlyer në kujtesën e secilit. Nga zëfillja e tij në skenë deri në të mbramë të të gjallëve nuk ndaloi. Kumbimi i atij zëri, plastika e atij portreti, pantomima e atij profili të hajtht, shpirtërorja e atij trupëzimi në të përgjithmonshmen e roleve, i siguruan një vend nderi atij dhe një privilegj brezit që e përjetoi shpërthimi e atij shkëlqimi, dhe gjeneratave që e shpalojnë atë edhe sot me të drejtën e të qenit krenar.

Vitet dhe sëmundja e kishin kapluar kohëgjatë titanin e skenës dhe të sheshxhirimeve! I mpaku frymën ngadalë si dritë qiriri, i ngadalësoi hapin deri në çapitje, por pa mundur t’ia shuaj shkëlqimin në sy dhe buzëqeshjen, deri në fundit grahmë që e leshoi paraditen e 6 shkurtit 2007.

Nga jeta e aktorit

Kadri Roshi u lind më 4 Janar të vitit 1924, në Ballsh të Mallakastrës. Prindërit e tij, Maksut dhe Sabrie ishin me orgjinë nga Libohova. Nëna e Kadri Roshit do të largohej nga jeta, kur Kadriu ishte vetëm 2 vjeç, ndërsa i ati do ta linte jetim në moshën 12-vjeçare. Mbas vdekjes së dy prindërve, Kadriu do të endej për të siguruar jetesën nëpër qytete si Vlora, Kavaja, Gjirokastra, Durrës e në fund Tirana, duke punuar herë si punëtor ngarkim-shkarkimi në portin e Durrësit, herë si punëtor mirëmbajtjeje, dhe në fund biletaprerës, në ish-kinema Republika, në Tiranë.

Edhe pse në fisin e tij kishte shumë të arsimuar, nga të cilët numëroheshin rreth 25 mësues, Kadri Roshi në atë kohe do të mbetej i paarsimuar, duke mundur te kryente vetëm 4 vitet e para të shkollës. Kadriu martohet në moshën 23-vjeçare me Drita Tahon.Vajza me origjine nga Gjakova, e cila gjithashtu ishte artiste, do të ndajë me aktorin e famshëm 60 vite të jetës se saj. Nga kjo martesë do të lindin 2 fëmijë, Ermira dhe Kliti, të cilët profesionalisht do të ndjekin pasionin e prindërve.

Fillimet e artit

Ne moshe te vogel, Kadriu do te terhiqte vemendjen e mesuesit te tij te fillores,duke mahnitur ate, ndersa recitonte poezi te Naimit dhe Migjenit. Ne vitin 1945, Kadri Roshi, i cili sapo kishte degjuar per nje grup teatral te krijuar, do te vendoste ti nenshtrohej konkursit te tij te pare. Do te ishte pikerisht ky konkurs, qe e skualifikonte Kadri Roshin per mungese talenti dhe pengese ne te folur, disfata e tij e pare. Askush nuk do te dinte dhe as do te imagjinonte, qe pas djalit te patalentuar ne dukje, Ezopit tone te ardhshem, qe shfaqur tashme talenti.

Ne nje episod te jetes se tij, do te kujtonim se ne ate periudhe, Kadri Roshi imitonte ne menyre perfekte te 11 femijet e fqinjit te tij, keta te fundit te gjithe te lindur me te meten e pengeses ne te folur, imitim ky qe do te influenconte dhe vete menyren e tij te te folurit.

Vendose te konkurroje per here te dyte. Serish do te pesonte nje tjeter disfate. Ne nje konkurs me 21 pjesmarres Kadri Roshi, serish cilesuar si i patalentuar dhe shoqeruar nga nje tjeter konkurrent me emrin Naim Frasheri, do te kryesonte listen e te skualifikuarve. I pushtuar nga hidherimi dhe i pashprese do te endej i vetem rruges . Duket se ne kete moment, kur perballe tij shfaqet mesuesi i tij i fillores, do te lind edhe shkendija e pare qe do te ndricoje rrugen e tij drejt artit.

Pasi degjon dhe njeh arsyet e trishtimit te ish nxenesit te vet, mesuesi qe tashme punonte si zyrtar i larte vendose te shkojne se bashku, e te takojne nje mik te tij ne drejtorine e arteve te bukura. Po kush ishte “miku I arte” I mesuesit, burri me mustaqe pisk te zeza, qe do te takojne e qe vendose te ndihmoje artistin te ngjitet ne shkallen e pare, te karrieres se tij?

Nje tjeter figure e shqiptareve, shkrimtari i njohur Zihni Sako ishte pikerisht personi, mik i mesuesit, i cili vendosi te ndihmoje Kadriun duke i dhene atij mundesine te punononte si sufler. Nuk do te kaloje shume kohe, kur nje grup i vogel personash joprofesioniste, ne te cilin bente pjese edhe K.Roshi, N.Frasheri etj,madje te konsideruar me pare si te patalentuar, do te mblidheshin e me ndihmen e miqve do te perkthenin nga frengjishtja, e me pas do te vinin ne skene pjesen “Martesa e Gogolit”, ku Kadri Roshi interpretonte rolin e Podgolisenit. i tille sishte suksesi i kesaj shfaqjeje sa ky grup amatoresh hyn menjehere ne grupin e teatrit popullor dhe nga ajo dite Kadri Roshi emerohet aktor definitiv I teatrit popullor.

Roli i tij i pare do te ishte Osipi tek Revizori i Gogolit. Mbas dhenies se kesaj shfaqjeje, e cila pati nje sukses te paimagjinueshem, dramaturgu i madh Gogol shnderrohet ne nje figure shume te dashur per te. Ne vitin 1947 Kadri Roshit i jepet e drejta e studimit ne Zagreb te Kroacise, si aktor. Me prishjen e marredhenieve me Jugosllavine transferohet ne Prage te Cekise, ku dhe perfundon ne vitin 1950 studimet e tij me rezultatin me te larte te vleresuar “odlično” qe ne shqip do te perkthehet shkelqyeshem. Roli i tij i pare, kthyer ne Shqiperi, mbas kryerjes se studimeve cuditerisht dhe per koincidence do te ishte Osipi i Gogolit.

Edhe nje here suksesi do te ishte i jashtezakonshem

Do te interpretonte gjate jetes se tij, duke lene gjurme e mbresa te pashlyeshme per cdo shqiptar ne perreth 215 role si ne teater dhe ne kinematografi, pa permendur ketu veprimtarine etij si regjizor dhe pjesmarres ne koncerte brenda dhe jashte vendit si recitues. Disa prej filmave dhe teatreve ku aktori interpreton do te ishin:

“Tana”, “Furtuna“,“Skenderbeu“, “Hamleti“,“Oret e e Kremlinit“,“I cuditshmi“,“Ezopi“,“Oret e Kremlinint“,“Familja e Peshkatarit“,“Zonja e Bujtines“,“Arturo Ui“,“Fytyra E dyte“,“I teti ne Bronx“,“Besa e Madhe“,“Hijet e nates“ , “Malet me blerim mbuluar“,“Fijet qe priten“,“Apasionata“,“Njeriu me top“,“Epoka para gjyqit“,“Lulekuqet mbi mure“,“Lidhur si fishke gjerdani“,“Toke e ndezur,Shkallet“,“Kolonel Bunker“ si dhe “Kohe e cmendur“ne rolin e Xha Fiqos, i cili do te ishte dhe roli i tij i fundit.

Interpretimi brilant i Kadri Roshit, kesaj embleme te teatrit dhe kinematografise shqiptare do te cilesohej nga vete gjeniu i letrave shqip Dritero Agolli keshtu: Kadri Roshi eshte patriarku i fjales se kenduar shqipe. Fjala ne gojen e tij merr tingullin e zileve te kemboreve, te Malit te Nemerckes,Malit te Gjere, te kenges se bukur polifonike, te gurgullimes se lumenjve.

Momente te vecanta te karrieres.

Ne vitin 1970 se bashku ne grupin e delegacionit brazilian te ardhur ne Shqiperi, gjendej edhe Guilherme de Oliveira Figueiredo, dramaturgu brazilian, autori i komedise heroike “Dhelpra dhe Rrushte”(Ezopi). Guilherme kishte degjuar se pjesa Dhelpra dhe Rrushte ishte vene ne skene ne 1963 ne Shqiperi.Duke qene se kjo pjese tashme ishte hequr ne menyre paradoksale nga repertori, vete dramaturgu brazilian kerkoi temund te shihte ate. Kadri Roshi gjendej pikerisht ato dite ne shtratin e tij,ne kushte jo te mira shendetsore. Si rrjedhim, 4 aktoret e tjere pjesmarres do te shnderronin dhomen e tij ne studio provash e per vetem 10 dite do te arrinin te jepnin shfaqjen para autorit.

Figueiredo ne fund te shfaqjes do te thoshte:

” E kam pare ne shume vende te botes, por Ezopin qe mendova dhe shkrova e gjeta vetem ketu, ne kete teater”.

Denimi

Ne vitin 1974, menjehere mbas suksesit te Kadri Roshit ne interpretimin e rolit Arturo Ui, vete artisti do gjykohej e akuzohej per arsye te paarsyeshme dhe krejt te stilit diktatoresk. Ne fund do te denohej duke u derguar te punonte, si punetor ne oficinen e automjeteve te ndertimit, OAN… Do te jete e fuqishme tronditja e tij shpirterore ne ate periudhe sepse ne te vertete nuk ka force, qe lendon me shume shpirtin e ndjeshem te nje gjeniu, sesa ajo e rrembimit te tij nga bota qe i perket, nga arsyeja per te cilen vete ky gjeni eshte krijuar. Disa njerez krijojne art e disa te tjere qendrojne mbi te. Kjo eshte arsyeja, pse ne kete ambjent ku nuk ekzistonte as mendimi per teatrin, Kadri Roshi do te ngrinte nje grup teatral te perbere nga amatore. Do te punonte si regjizor e do te vinte ne skene po kete vit, me grupin qe kishte krijuar, pjesen “Koha E Komisareve” ku vete ai interpretonte, rolin e komandantit Rapo.

Perpara shfaqjes, e cila do te jepej ne teatrin kombetar, Kadriu nuk do te lejohej te perdorte kabinen e tij te veshjes, kabine kjo,qe vete ai kishte perdorur per nje periudhe 30 vjecare. Shfaqja ishte caktuar te fillonte ne oren 18:00, por edhe pse koha tashme kishte kaluar dhe ora shenonte 18:30, ende ajo nuk po fillonte. Cfare po ndodh valle? Do te pelqente serish publiku aktorin Kadri Roshi? Si do te priste ai ate?

Keto ishin pyetjet qe pushtonin mendjen e K.Roshit, duke qendruar i mberthyer nga emocionet mbrapa kuintave. Befas degjohet zhurma e kercitjeve te kollonave te teatrit, zhurma krejt te ngjashme me ato te nje termeti. Vetem atehere do te kuptonin se salla e teatrit ishte mbipopulluar nga spektatoret, duke kapercyer dyfish kapacitetin e saj. Godina e teatrit rrezikonte te shembej. Shfaqja filloi. Interpretimi dhe rikthimi ne skene i komisarit Memo do te shoqerohej e mbytej nga ovacione e brohoritje te vazhdueshme ….Shqiptaret njohin dhe duan gjeniun e vet.

Cilesi te karakterit, natyra e Kadri Roshit

Kadri Roshi karakterizohej nga nje sens humori jashtezakonisht i mprehte.Kushdo kishte fatin te gjendej ne rrethin e bisedave te tij, do te gjendej i mrekulluar nga bota e humorit te tij, humori i cili, shembte cdo hidherim apo drame te ngjarjeve qe jeta paraqet, apo qe vete ne mund te ishim duke jetuar. Ishte adhurues i modestise. Do te qendronte besnik I kesaj cilesie dhe nganjehere ne nje rrethane te caktuar do te kritikonte veten, duke pyetur: Mos u tregova mendjamadh? Serish me humor, vete ai do te pergjigjej: Epo me mire mendjemadh se mendjevogel.

Pasionet e tij ishin duhani dhe peshkimi. Do te braktiste keto dy pasione te veta, per rreth 6 muaj, per dashurine e tij te madhe artin, ne pergatitjen e rolit Arturo Ui. Ky rol te cilin ai donte marrezisht iu rrembye ne vitin 1974, me denimin e tij.

Ishte nje njohes i shkelqyer i historise, politikes, gjeografise dhe ekonomise boterore. Konsideronteketo njohuri te domosdoshme ne interpretimin e roleve te veta. Askush nuk do te grumbullonte informacion per Gjermanine sa mundi te grumbullonte ai, duke zhytur shpirtin e vet brenda personazhit Arturo Ui.I pyetur nese ndien shume emocione gjate interpretimeve, ai u pergjigje:Perpiqem te provoj gjithe emocionet qe kane provuar karakteret e mi, qe te mund ti transmetoj publikut ato. Besonte se per te qene i suksesshem duhej shume pune e se mjaftonte pak talent. Per kete arsye do ti kushtonte punes pjesen me te madhe te jetes se tij. Kishte rrethe te panumerta miqesie,rrethe keto te kategorive te ndryshme.

Cdo njeri, qe ne jete gjendej prane tij, do te rrethohej nga dashuria dhe miresia, qe vetem mbreti i teatrit dhe kinematografise shqiptare, Kadri Roshi dinte te dhuronte. I gjendur shume here i sulmuar dhe ne situata te veshtira do te perballonte ato me shprehjen qe kishte rrembyer nga roli i Arturo Ui, shprehje qe me pas beri moto te jetes:

“Koken lart djema. Kush s’ka vdekur rron akoma”. Ndahet nga jeta ne 6 shkurt te vitit 2007 duke lene trashegim kombit shqiptar, legjenden e tij. Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur.Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

Galeria krijuese

Kolonel Bunker (1998)

Kaskadori shqiptar (1998)

Mirupafshim (1997)

Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes

Tingujt e harresës (1996)

Plumbi prej plasteline (1995)

Mikres mèrès – Ditët e shkurtra (1995)

Një ditë nga një jetë (1994)

Dhelpra dhe rrushte – Ezopi… teatër

Vdekja e burrit (1991)

Fletë të bardha (1990)

Misioni përtej detit (1988)

Pesha e kohës (1988), Kryetari

Rikonstruksioni (1988)

Kur ndahesh nga shokët (1986)..Islami

Rrethimi i vogël (1986), xha Zenuni

Dasma e shtyrë (1984)

Fejesa e Blertës (1984), Uani

Apasionata (1983)

Era e ngrohtë e thellësive (1982)

Dëshmorët e monumenteve (1980), Jani

Partizani i vogël Velo (1980)

Ballë për ballë (1979), Belul Gjenomadhi

Këshilltarët (1979), Kryetari i Këshillit

Liri a vdekje (1979), Xha Hyseni

Gjeneral gramafoni (1978), Parandili

Njeriu me top (1977), Plaku Mere

Shëmbja e idhujve (1977)

Zemrat që nuk plaken (1977)

Fije që priten (1976)

Lulekuqet mbi mure (1976), Kujdestari

Përballimi (1976)

Tokë e përgjakur (1976)

Kur zbardhi një ditë (1971)

Malet me blerim mbuluar (1971)

I teti ne bronz (1970), Ademi

Tana (1958)