Përdorimi i kanabisit në botë, befason Shqipëria

Statusi ligjor i kanabisit po ndryshon në nivel global, ndërkohë që gjithnjë e më shumë vende zgjedhin të legalizojnë përdorimin medicinal të drogës.

Industria e marihuanës po lulëzon në SHBA, sidomos në  Kolorado, ku marihuana ka sjellë një shumë të ardhurash prej 72.800.000 dollarësh. Prestigjiozja britanike “The Independent” ka paraqitur një harte botërore të nivelit të përdorimit të drogës.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria radhitet në vendet që kanë një përdorim mesatar të kanabisit. Kjo mund të tingëllojë e papritur për shumicën, duke qenë se në studimet e para disa viteve, vendi radhitej nën mesataren. Theksojmë se në rajon, Italia është ajo që mban rekordin me 9%, ndërsa në Evropë udhëheq Franca gati 11%.

Islanda është në nivel botëror, vendi që tymos më shumë drogë.