Reagon Rusia për dëbimin e diplomatëve rus nga SHBA-ja: Do i bëjmë zyrtarët në Uashington të ndjehen të ‘frikësuar’

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të reagojë për sanksionet e dhëna nga SHBA-ja. Ai është shprehur se SHBA-ja do të marrë përgjigjen e menjëhershme nga Rusia. e ka komentuar vendimin e presidentit të SHBA-së, Barack Obama si agresiv dhe të paparashikueshëm.Ndërsa më vonë është raportuar për vendimin e Obamës, i cili i ka cilësuar 35 diplomatë rus si persona të padëshirueshëm në SHBA, duke u dhënë atyre 72 orë kohë që të largohen bashkë me familjet e tyre nga SHBA-ja.

“Rusia padyshim do të japë përgjigjen e menjëhershme ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së dhe kjo do të bëjë zyrtarët në Uashington të ndjehen të frikësuar. Përgjigja do të jetë në përputhje me vendimet që do t`i marrë presidenti rus”, ka thënë Peskov.

/BW