PD dhe LSI bëhen bashkë, i rrëzojnë Vangjush Dakos buxhetin 2017

0

Për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk kanë të sosur telashet. Pas akuzave si i përfshirë në lirimin e Lul Berishës nga gjykata, tashmë Dako po has një tjetër problem.

Ditën e sotme, këshilltarët e LSI dhe PD-së u bënë bashkë dhe rrëzuan Buxhetin 2017 të Bashkisë së Durrësit.

Kjo e vë Dakon në një pozicion mjaft të vështirë. Ai deklaroi në mbledhjen e sotme se ky buxhet ishte më i madhi dhe më i miri në historinë e Bashkisë së Durrësit.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debate të ashpra. PD dhe LSI thonë se disa zëra të Buxhetit janë të pajustifikueshme.