Hahn: Ballkani Perëndimor me perspektivë për anëtarësim në BE

Komisioneri Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të veçantë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai në një intervistë për të përditshmen e Vjenës “Kurir” në pyetjen nëse debati për BE-në ka pasoja negative për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se kjo nuk është kurrëfarë çështje, raporton “Klan Kosova”.

“Për Turqinë, ne kemi mandat për negociata me rezultate. Në vendet e Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë specifike për anëtarësim në BE”, theksoi Hahn. Ndërkaq, sa i përket rreziqeve të islamizmit radikal dhe terrorizmit në Evropë, ai tha se kontinenti i vjetër është përballur me një strukturë krejtësisht të re të kërcënimeve.

“Më parë, objektivat e sulmit ishin personalite por sot të gjithë mund të preken. Në BE dhe më gjerë duhet të intensifikohet dhe të përmirësohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit”, shtoi ai. Sipas eurokomesarit, Komisioni Evropian ka paraqitur disa propozime për një luftë më efikase kundër terrorizmit.