Gjelat e detit “pushtojnë” aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë

Festat e fundvitit, mbret të tavolinës kanë gjelat e detit dhe ku më mirë se në zonën e myzeqesë mund të gjesh. Segmenti i autostradës nga Lushnja në Rrogozhinë, kthehet në një treg për shitjen e gjelave të detit. 

Përgjatë gjithë rrugës janë të shumtë banorët e fshatrave që merren me mbarështimin e gjelit të detit, e që çdo ditë kur afron fundi i vitit dalin për të shitur shpendët afër shtëpive të tyre.

Për ekspertë rrugor, ky lloj tregtimi vë në rrezik shitësit nga aksidentet e mundshme pasi automjetet lëvizin me shpejtësi në këtë rrugë.

Por si e shohin vetë shitës këtë situatë e ku më mirë se ata kush mund të flasë. “S’ke leverdi ta çosh në treg tjetër, kemi gjetur vendin më të përshtatshëm këtu”, thotë një shitës. “Frikë? Normal që kemi frikë. Po ku ti çojmë. Të na japin një rrugëzgjidhje se ne nuk dimë nga të vemi”, thotë një tjetër shitës.