Kanos me armë zjarri dy bashkëfshatarët pas konfliktit, arrestohet

0

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Fierit për kanosje me armë zjarri të dy shtetasve të tjerë. Konflikti mes tre personave ka ndodhur në fshatin Cakran.

Menjëherë në vendngjarje kanë shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar  se shtetasi Alban Avdullaj, për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasit: B.K, 50 vjeç dhe P.K, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Cakran.

“Falë punës së mirë organizuar, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Alban Avdulaj 26 vjeç, i cili kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marë armën e zjarrit të cilën e kishte pa leje” bën me dije policia.

Në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë model 63 dhe një krehër me 20 fishek.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, parashikuar nga Nenet 274, 278 e 84 të Kodit Penal.