Vlorë, shpëtohet peshkarexha në det

Një peshkarexhë në Vlorë u shpëtua nga Forca Detare për shkak se kishte pësuar një defekt në det të hapur.

Kapitaneria e Vlorës tha se kishte njoftuar Forcën Detare që në “largësinë prej 0.4 milje nga bregu, peshkatorja “ENEA 0184” me pronar Agron Alabaku kërkon ndihmë pasi kishte pësuar defekt të rëndë në motorë”.

Menjëherë në det ka dalë anija e Rojës Bregdetare -116 dhe në orën 19:18 arriti të shpëtojë peshkatoren.