Mënyra më e re për t’u pajisur me patentë nga 1 janarit

Duke nisur nga 1 Janari i vitit që vjen, qytetarët do të kenë dy rrugë për të marë patentën. Njëra duke kryer testin për makinat me kamio automatike, gjë që i jep të drejtën e përdorimit vetëm për këto lloj automjetesh dhe provimi tjetër është ai ekzistues, duke iu nënshtruar provimit për kamio manuale, gjë i hap rrugë përdorimit të dy llojeve të automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve, që aktualisht kanë në përdorim lejen e drejtimit për kategorinë B, nuk preken nga asnjë ndryshim.

Me ligjin e ri të lejeve të drejtimit, nga 1 Janari parashikohet të vështirësohet provimi për të marrë patentën, raporton “Tv Klan”. Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave thonë se, nëse aktualisht për 40 pyetje të testimit, numri i  lejuar i gabimeve është 7, nga Janari 2017, që të kalosh provimin lejohen vetëm 4 gabime.