Kush është menaxheri shqiptar, që bën milionerë futbollistët?

Është padyshim menaxheri që ju shton llogarie bankare të futbollistëve, shuma të mëdha nga kontratat që ai arrin të finalizojë. Shkumbin Qormemeti me transferimin e Azdren Llullakut tek skuadra e Astanës në Kazakistan, me një pagesë prej 400 mijë euro në sezon pa llogaritur bonuset për sulmuesin që do të lërë Gaz Metanin dhe Rumaninë, ta bëjë atë menaxherin që kap tranfermat më të bujshme.

Ai është padyshim njeriu i momentit dhe operacionet e realizuara prej tij janë disa. Gjatë periudhës së verës ai transferoi Balën dhe Roshin te skuadra e Rijekës për një shumë prej 1.05 milionë euro dhe qindra mijë euro rroga për të dy lojtarët në kontratat e firmosura.

Më parë transferoi Olainkën nga Skënderbeu tek Getn në Belgjikë për ti dhënë korçarëve 1.1 milionë euro dhe qindra mijë euro për nigerianin. Transferoi Berishën nga Korça drejt Anzhit dhe i dha kampionëve të Shqipërisë 600 mijë euro.

Qindra të tilla edhe për mesfushorin nga Kosova. Në rradhën e transferimeve është talenti tjetër i Skënderbeut Liridon Latifi. Qormemeti e ka piketuar dhe në verë do të realizoj një tjetër lëvizje me shumë zero.

Transferimet e Qormemetit

Peter Olainka-Nga Skënderbeu tek Gent (1.1 milionë euro)

Bernard Berisha-Nga Skënderbeu tek Anzhi (600 mijë euro)

Bekim Balaj-Nga Rijeka tek Terek Grozni ( 550 mijë euro)

Odise Roshi-Nga Rijeka tek Terek Grozni (500 mijë euro)

Azdren Llullaku-Nga Gaz Metan tek Astana (400 mijë euro)