Deputetët e LSI-PD-PDIU, letër Ramës për lëkundjet në Zharrëz

Deputetë të LSI, PD dhe PDIU-së janë bashkuar për një kërkesë të jashtëzakonshme.

Bëhet fjalë për situatën e krijuar në Zharrëz të Fierit dhe deputetët e tre partive në vend, i kanë drejtuar një kërkesë Kryeministrit Edi Rama ku kërkojnë ngritjen e menjëhershme të një komisioni por edhe shpalljen e gjendjes së emergjencës në atë zonë.

Ja çfarë shkruhet në letër:

Duke vlerësuar si tepër të rëndë dhe shumë kritike situatën e krijuar në Zharrëz lidhur me lëkundjet e krijuara që kanë dëmtuar shumë rëndë banesat e banorëve si dhe kanë krijuar një gjendje shumë të rëndë psikologjike banorëve por edhe duke vlerësuar se situata është e përsëritur dhe sa vjen e rëndohet gjithmonë e më shumë, duke krijuar një situatë pa rrugëdalje dhe që rëndohet në mënyrë të pakthyeshme për të ardhmen e të gjithë zonës dhe banorëve të saj kërkojmë Komision për verifikimin dhe zgjidhjen e situatës të kryesohet nga zv.kryeministri dhe në përbërje të jenë ministrat e Energjisë, të Ekonomisë, të Financave dhe pushtetit lokal si dhe nga ekspertë ku në mënyrë të domosdoshme të jenë pjesë të komisionit dhe ekspertëve të pavarur që gëzojnë besimin e komunitetit të Zharrëz por edhe që kanë një eksperiencë teknike për tepër të madhe në njohjen e gjeologjisë së naftës dhe kërkimit.

Të shpallet gjendja e emergjencës së zonës dhe të trajtohen banorët mbi ligjet në gjendjen e emergjencës.

Të fillojë menjëherë zhdëmtimi dhe riparimi i menjëhershëm i dmëtimeve që kanë bërë të pamundur jetën e banorëve.

Të përcaktohen në mënyrë përfundimtare dhe pa asnjë ekuivok shkaku i lëkundjeve për të pasur një zgjidhje definitive të situatës

Të bëhet një hetimi thelluar administrativ mbi zbatimin e kontratës së Bankers Petrolum si dhe devijimet eventualet karakterit teknik.

Kërkojmë që Komisioni të fillojë sa më parë punën dhe të ketë një raport mbi zgjidhjen e situatës brenda muajit janar.

Deputetët nënshkrues: Petrit Vasili, Omer Mamo, Kozma Dashi, Robert Bitri dhe Bedri Miha.