Shkenca zbulon se pse ata që zgjohen herët nuk duhet të punojnë gjatë natës

Ju pëlqen të zgjoheni me dritën e parë të agimit, apo pikërisht në atë moment shkoni të flini? Në këto janë dy kategori njerëzish ku secili vlerëson gjëra që për kategorinë tjetër janë thuajse të panjohura. Secila prej tyre është i bindur se mënyra e tij e të jetuarit të ditës është më e mira, por fjalën e fundit gjithmonë e ka shkenca.

Studiuesit e Higher School of Economics, në Universitetin e Oksfordit kanë treguar se edhe pse njerëzit që zgjohen herët  janë më eficent në mëngjes, me kalimin e ditës priren të bëjnë më shumë gabime.

Rezultati doli pas një studimi mbi mungesën e gjumit dhe se si rritja relative e kohës së kaluar zgjuar, ka një impakt negativ në sistemin e vëmendjes në tru. Studimi i udhëhequr nga Nicola Barclay dhe Andriy Myachykov në veçanti ka pasur objekt pasojat tek njerëzit me zakone të ndryshme; ata që kanë mungesë të gjumit në mëngjes dhe ata që privohen nga gjumi gjatë natës.

Për të arritur në konkluzione janë ekzaminuar 26 vullnetarë (13 meshkuj dhe 143 femra) me një moshë mesatare 25 vjeç. Vullnetarëve iu kërkua që të qëndronin zgjuar për 18 orë, nga ora 8 deri në 2, dhe në mëngjes e në mbrëmje iu nënshtruan një testi.

Një fakt interesant ishte se edhe pse personave që flinin vonë dhe zgjoheshin vonë iu desh më shumë kohë për të përfunduar testin, korrektësia e tyre ishte shumë më e lartë.

Studiuesit, në fakt nuk gjetën ndonjë ndryshim të madh në testin e bërë në mëngjes, përkundrazi, rezultatet ishin më të qartë se në testin e zhvilluar në mbrëmje; personat që zgjoheshin herët ishin më të shpejtë në dhënien e përgjigjeve, por më pak të saktë. Studimi tregon se personat që zgjohen vonë kanë tendencën të sakrifikojnë shpejtësinë për saktësinë dhe në mbrëmje janë shumë më eficentë.

Duke nisur nga këto konkluzione, studiuesit presin që studimi i tyre të kontribuojë në shfytëzimin sa më mirë të aftësisë së çdo punëtori, duke u nisur nga zakonet e tij të përditshme.