Deklarata e Papa Françeskut që po trondit Kishën Katolike

Teoria e evoluimit dhe “Big Bang” janë të vërtetë dhe Zoti nuk është “një magjistar me shkop magjik”, ka deklaruar Papa Françesku. Duke folur në Akademinë e Shkencave Papnore, Papa bërë komentet që për ekspertët shënon fundin e “pseudo teorive”.

Papa shpjegoi se të dy teoritë nuk e përjashtojnë ekzistencën e krijuesit, madje sipas tij ato e lypin një të tillë. “Kur lexon për krijimin e gjenezës, ne priremi të imagjinojmë një Zot magjistar, me një shkop magjik që është në gjendje të bëjë çdo gjë. Por, nuk është kështu”, u shpreh ai.

“Big Bang, që mendohet se është origjina e botës, nuk është në kontradiktë me ekzistencën e krijuesit, por përkundrazi e lyp atë”. Kisha Katolike ka një reputacion të hershëm anti-shkencë – sidomos që pas dënimit të shkencëtarit italian Galilo Galilei për teorinë se Toka rrotullohet rreth Diellit.

Komentet e Papa Françeskur janë vazhdim i rrugës progresive të Papa Piut XII, i cili hapi dyert për idenë e evolucionit dhe që pranoi teorinë e Big Bang. Xhon Pali II shkoi edhe më tej duke thënë se evolucioni është më shumë se një hipotezë.