“Amnistia” shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve, Manjani: Në burgje ka mbipopullim

Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e sotme po diskuton lidhur me projektligjin e qeverisë për dhënie amnistie për të burgosurit.

I ftuar në Komision për të prezantuar draftin është ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Gjatë fjalës së tij, Manjani pohoi se aktualisht ka mbipopullim në burgjet e vendit, ku sipas tij janë rreth 600 të burgosur mbi normat e lejuara.

Dhe për këtë arsye, Manjani tha se me nismën e saj të fundvitit, qeveria ka menduar t’u japë një shans të gjithë të burgosurve që kanë kryer krime të lehta, ndërsa garantoi se me këtë amnistri nuk lirohen zyrtarët e lartë të ndaluar ose që janë nën hetim.

“Në burgje ka mbipopullim, janë më shumë se 700 të burgosur. Qeveria ka menduar t’ i japë një shans të gjithëve. Amnistia nuk çështje mbipopullimi, edhe pse ka rreth 600 të burgosur. Nuk amnistohen ata që janë nën hetim për korrupsion, vrasjet. Nuk amnistohen përsëritësit e veprave penale dhe dhunuesit në familje. Të restaurohet besimi tek drejtësia, të zbatohet reforma. Nuk lirohen zyrtarët e lartë të ndaluar ose nën hetim”- u shpreh ministri Ylli Manjani.