Ilir Beqaj: Do ketë të tjera koncesione në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, thotë se do vijojë dhënia me koncensione e të tjera shërbimeve në sistemin shëndetësor. I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, Beqaj tha se partneriteti publik privat ka rezultuar i suksesshëm, pasi ka ofruar për pacientët një shërbim mjaft efikas. I pyetur se pse opozita akuzon se ka dështuar kontrolli shëdetësor falas (Check up-i), Beqaj thotë se opozita ka demotivuar qytetarët, ndërsa shton se shifrat e atyre që i drejtohen kontrollit shëndetësor janë në rritje.
****

Gjatë muajve të fundit jeni vënë si një vit më parë në qendër të sulmeve për koncesioneve, pas check up, pas sterilizimit,këtë vit po nisni të jepni me koncesion të gjithë laboratorët të sistemit shëndetësor tek një privat. Pse duhet bërë, çfarë nuk shkonte?

Nuk është koncesion, por partneritet publik- privat, sepse koncesioni është një e drejtë që shteti e ka dhe ia lëshon një private, në këtë rast ne kërkojmë ndihmën e një privati për të përmbushur një detyrë. Ne kemi detyrë që të ofrojmë analiza të shpejt të sakta për një analizë dhe këtë e bëjmë nëpërmjet partneritetit më një privat duke patur qytetari nga xhepi ti tij të vetmen  të drejtë zero kosto.
Ky është një shërbim që kushton, mendojmë ta kryejmë nga nëpërmjet një partneriteti sepse kemi vlerësuar që kemi nevojë të përmirësojmë cilësinë e analizave, që lidhet me modernizimin e pajisjeve, pajisjen me një sistem informacioni që sot mungon. Ka pasur diskutime që PS çdo gjë ia jep privatit. Në vlerësimin tim, vetëm dy gjëra janë publike, godinat dhe personeli. Gjithçka ne e blejmë.
Në vend që të kemi shumë tender brenda vitit sikur njëra të mos jetë në kohë me dy të tjerat i gjithë sistemi nuk funksionon sigurojmë një kontratë afatgjatë. Ku dallon kjo nga prokurimi? Në fund të kontratës të gjitha asetet i kalojnë shtetit. Në tre vitet e fundit jo vetëm në këtë kontratë që presim të bëjmë por në tre kontratat e më parme kërkohet rinovimi i teknologjisë, që do të thotë që p[as 10 vjetësh do të kemi pajisje të teknologjisë së fundit.Ju një shërbim që bën publiku do ia kaloni privatit. çfarë do ofrojë privati më shumë?

Pacientët do të paraqiten në spital, do ta marrin shërbimin në spital nuk do paguajnë po do marrin një shërbim më të mirë. Konstatojmë që disa analiza nuk bëhen se ka një pajisje që është aty por dikush nuk është i interesuar të sjellë kite reagent se volumi është i vogël dhe nuk ka interes financiar ose ai që e ka mirëmbajtur atë pajisje nuk është më i interesuar.
Atëherë për të pasur një vijëmësi në shërbim që të mos u themi qytetarëve hapur tenderi shko te privati apo t’i themi në nëntor nuk kemi furnizim prit shkurtin duam një shërbim që funksionin në vijëmësi dhe një sistem nacional që të kemi një sistem të njëjtë si në QSUT si në Gjirokastër, është e menaxhueshmë më mirë dhe ka një leverdi ekonomike.Ju thatë se do jetë një shërbim më i mirë, çfarë do ofrojë plus privati?

Nuk do të mungojë asgjë siç mungon sot, mungonte edhe në 2013, pavarësisht përmisimeve tona mungon edhe sot. Nga 90 analiza do të bëjmë 160 analiza, nëse do kemi nevojë do të shtojmë edhe 5 analiza të cilët profesionistët e shëndetësisë me kontraktonin do të bien dakord, nëse një pajisje prishe do të rregullohet brenda natës se ai e ka marrë përsopër ta rregullojë gjatë gjithë viti se ka dhe interesin e tij financiar pasi do të paguhet në bazë të volumit të fundit si dhe në 3 vitet e fundit do të rinovohet teknologjia.Çfarë sanksionesh ka ai që të rinovojë teknologjinë, se i bie që të investojë sërish?

Ka detyrime kontraktuale për të cilën unë i kam garancinë financiare, nëse do ta bëjë ai unë kam paratë që ka bërë që ai ka dhënë garanci për të bërë këtë gjë, dhe nësi ai nuk do ta bëjë këtë gjë s’do të bëjë dot analiza jo vetëm që ai mua më rrezikon po dhe s’do të paguhet pasi ka interesin e vetë financiar që të mbajë ccdo ditë cilësinë më të lartë, se besojmë që do kemi më shumë nevojë për analiza sepse popullsia e shqipërisë po moshohet. Nevoja për më shumë analiza do të shtohen në shqipëri, ai që ka kontratëtn është e interesuar sepse do paguhet.Opozita thotë që kjo është një shpikje sui generist që po bëni ju sepse nuk ekziston në asnjë vend europian…

Po ju them me përgjegjësi se ka vende të zhvilluara që sistemi laboratorik funksionin me partneritetin publik- privat, me volum më të madh ka në Francë, Angli, Turqi.Është eliminuar tërsisht shërbimi publik?

Shqipëria është një vend i vogël, sigurisht nuk ia kanë dhënë një partneri të gjithë shërbimin, bëhet fjalë vetëm për rrjetin spitalor që përbëjnë 85% të volimit të shërbimit spitalor, dhe pikërisht sepse në një vend të vogël menaxhimi i këtij rrjeti bëhet në mënyrë eficente bëhët në mënurë të plitë për të pasur saktësi. Sa më eficentë të jetë privati aq më pak taksa duhet të paguajnë.Sipas opozitës i kushton buxhetit të shteti 4 fishin sepse shërbimet laboratore aktualisht janë 4 herë më cmim më të ulët sesa kjo që po jepni ju me koncesion?

Opozita është e pasaktë.Sa jepni nga buxheti i shtetit për laboratorët dhe sa është vlera e koncesionit?

Kam dëgjuar shifra nga opozita, vetë ajo tha se në Fier keni shpenzuar 15 mln në Durrës 80 mln lekë, vetë fakti që spitali i Fierit është më i madh se i Durrësit tregon që opozita ka shifra të pasakta. Ne sot shpenzojmë rreth 600 mln lekë të reja për shërbimin e laboratorëve.
Që që votën e parë do të shpenzojmë 800 mln lekë të reja duke marrë që në vitin e parë 10 spitalet njëherësh. Supozojmë që në vitin e parë duam të kalojmë nga 5 mln analiza në 6 mln analiza. E rëndësishme është standardi. Siguria dhe cilësia e ka një kosto sepse një ekzaminim i saktë është jo vetëm diagnozë e saktë, por nesër një mjekim më i saktë.
Ne kemi shkallë të lartë dyshimi të analizat prandaj njerëzit detyrohen të shkojnë te privati. Nevojat urgjente për intevstime në QSUT na bëjnë të zgjedhim këtë formë për dy arsye: Menaxhim më eficcent dhe investime private që bëhen në shëndetësinë publike.A do jenë të njëjtën laborantë?

Shqipëria nuk i ka të këqinjtë laborantët. Vendosja e një sistemi i cili akreditohet, ruan standardet evropiane është garanci për funksionimin e saktë të sistemit spitalor.Kam dëgjuar anëtarë të kom parlamentar të shëndetësisë se ju po prishni sistemin shëndetësor pasi laboratorët dhe imazheria janë themel i spitali, t’i heqësh këto mbetet vetëm hoteleria dhe restorant. Pse duhet të ndodh kjo? Që këto lekë të jepen dhe të fuqizohen spitalet?

Brenda spitalit do ketë laborator më të mirë. Ajo që thatë ju është si duhet të jenë spitale. Në shtator të 2013 të gjitha pajisjet nuk punonin edhe ishin të investuar apo ishin në qëse. S’bëheshin analizat në gusht qershor, jo për faj të laborantëve por se s’kishin furnizim. Do vijëmësi.Koncesioni më i debatuar është ai i chek up-it. Opozita thotë se është në dështim se është refuzuar nga shqiptarët. Flasim me shifra sa shqiptarë kanë bërë chek up?

Nga periudha 1 prill 2015- shtator 2016 si indivitë 360 mijë vetë, një pjesë e tyre edhe dy herë. Nëse kjo e drejtë u takon 950 mijë shqiptarëve vetëm 37% e tyre e kanë bërë. Nuk është shifër e ulët por, jo ajo që do donim të ishte. Ka një disbalancë gjinore.Përse ka ndodhur kjo?

67% gra 39% burra, pjesëmarrja e grave e ka kaluar nivelin e 50% që është dicka e mirë. Burrat e kanë më të ulët, pjesëmarrja në moshat 40-45 është më e ulët se 60-65.Në total 1/3 e ka shfrytëzuar këtë shërbium që ju ia pagoni privatit, përse?

E para ne nuk prisnim 100%, sepse kemi një kulturë të ulët mjekësore, pak nga ne kemi marrëdhënie të mirë me mjekun e familjes. 1700 mjekë familjeje. Kanë ndikuar keq edhe akuzta e opozitës kur pa që programi po përqafohej nga shqiptarët. Edhe me pjesëmarrjen 37% niveli është i pranueshëm.
Duhet të bëjë promocion dhe duhet të ndajmë me publikun edhe historitë e suksesit. Besoj  që duhet të iformojmë publikun edhe me atë që ndodh më pas sepse ka njerëz që thonë e zbulova ccfarë problemi kisha ccfarë ndodh më pas? Edhe për këtë ne këmi menduar sepse mjekun e familjes se bëmë falas. Ishte 10 mijë lekë dhe nëse ti ndjek sistemin tjetër të referimit tarifat janë minimale. Pastaj pasi ulëm tarifat e shtrijmë prezencën e ekzaminimit edhe në rrethe.Mesa di unë në chek up një elektrokardiogram bëhet apo jo? 

Pas elektro-kardiogramës mjeku mund të dyshojë që ke nevojë të shkosh te kardilogur po të jesh i siguruar pa para, i pasiguruar 10 mijë lekë.Sa raste keni parandaluar?

Me dhjetëra, edhe sëmundjen e zemrës, edhe me tumor të zemërs, e rendësishme që konstatojmë që dikush është para diabetik dhe bëjmë që ai të mbetet para diabetik. Dibetin nuk e shmangim dot por e shtujmë në kohë, është një avantazh i madj. Bari që ka peshim më të madhe janë insulinat. Kemi probleme me duhan pirjen, ata që kanë bërë chek up janë obezë dhe të gjitha këto duhet t’i administrojë,  chek up vlerëson, menaxhon dhe komunikon  risqe nuk përcakton sëmundje.Ju thoni që bën profilaksi ndërkohë kam dëgjuar shumë mjekë deputet që thojnë me këto dy llojet e sëmundjeve tumorale dhe kardiake nuk evidentohen nga chek up?

Sëmundjet kardiake evidentohen, dyshimi për to. Më kanë thënë që edhe kur je i sëmurë me sëmundje kardiake, dhe në momentin që bën elektrokardiogram nuk ta nxjerr. Ata që ta kanë thënë nuk duhet të kenë qenë mjek. Nuk është vetëm ekageja, ka faktor të riskut, historia familjare, pesha, chek up nuk është vetëm një analizë, ka një intervistë fillestare që bëhet që duhet ndiqet në vijëmësi.Kush e bën chek up-in?

Mjeku i familjes e bën. Privati këtu hyn sepse ka furnizuar 10 ml euro në fillim që u bën 400 mijë kabinete për tre muaj. Duhen marrë urina, feçja nga të gjitha spitalet në Shqipëri dhe rezultatet të dalin para 24 orëve. Asnjë sistem publik nuk e bënte dot këtë.  Chek up funksion i shëndetësisë publike në Shqipëri. Brenda janarit po pëpiqemi që online shqiptari të fus vetëm ID e tij dhe tu themi që kush është mjeti i tyre i familjes dhe kush është qendra juaj shëndetësore.Kur chek up e bën mjeku i familjes pse duhet t’i marr lekët privati?

Çdo gjë i merr lekët privati. Pajisjen privati e shet.Duhet të furnizohet nga Ministria…

Ushqimin privati e furnizon, barnat privati.Ato prokurohen nga Ministria…

Edhe kjo prokurohet nga Ministria.Përse e shtritë fashën deri në 70 vjet?

Nga 1 nëntori 2015 deri sot ne ofrojmë urgjencën kardiake 27 orë në 7 ditë të javës. Deri në 31 tetor 2015 po të kishe krizë zemre o 5 mijë euro ose invalitet i sigurt. Nuk ekzistonte më parë. Me më shumë përkujdesje për qytetarët tanë. Kemi konstatuar se 8%.