Furgoni përplas fëmijën në Sarandë, niset me helikopter drejt Tiranës

Një fëmijë 7 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme (11 dhjetor) në lagjen nr.1 të Sarandës.

Policia sqaron se një automjet tip Furgon me drejtues 25 vjeçarin me iniciale A.N. banues në Sarandë, ka goditur aksidentalisht fëmijën e mitur, shtetasin V. Sh., 7 vjeç, banues në Sarandë.

Për pasojë, i dëmtuari u dërgua në Urgjencën e Spitalit të Sarandës por do të niset me Helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë shoqëruar drejtuesin e mjetin për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Ora News/