Arsimi, Rama: Vlerësimi nga ‘Pisa 2015’ më i miri në 12 vite

Kryeministri Edi Rama ka analizuar rezultatet e PISA për arsimin. Në ‘komunikimin javor” në fb, Rama tha se vlerësimi për Shqipërinë është një rezultat inkurajues.

Rama: Këtë javë morëm një lajm shumë të mirë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, programi ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve, PISA, është një vlerësim ndërkombëtar i standartizuar. Vendi ynë u rendit jo thjesht më mirë se anjëherë tjetër, por në një pozicion ku la pas plot 21 vende të tjera, ndër të cilat dhe vende që në shumë aspekte janë më të përparuara sesa i yni. Brenda këtij lajmi të mirë ka plot të dhëna inkurajuese, sikundër dhe plot mësime. Interesante është se nëse do llogariteshin vetëm rezultatet e vajzave atëherë Shqipëria do të ishte në një pozicion edhe më të mirë. Vendet e tjera që do ishin pas do të ishin 24. Lum kush ka vajza.Në përdorimin e kompetecave shkencore kemi një rritje me 18 pikë krahasuar me edicionin e mëparshëm.Shqipëria është e katërta.Rezultati i Shqipërisë në këtë program ndërkombëtar të vlerësimit të nxënësve 15 vjeçarë ka qenë befasues për shumëkënd.

Përkundër kësaj, Rama tha se nuk është dhe nuk do të jetë i kënaqur me punën e tij si Kryeministër dhe as të qeverisë që drejton. Pasi sipas tij mundësitë janë edhe për më shumë.

Rama: Nuk jam i kënaqur me çfarë kemi bërë. Sado që krahasuar me 3 vjet më parë kemi bërë vërtet shumë. Disa u hodhën përpjetë dhe e komentuan shprehjen time të pakënaqesisë ndaj qeverisë si dobësi, apo më keq akoma si dorëzim. Por në fakt e kundërta është e vërtetë. Unë kam qenë dhe do të mbetem deri ditën e fundit në këtë zyrë i pakënaqur me veten dhe me qeverinë që drejtoj. Pavarësisht arritjeve, pika ku dua dhe mund të mbërrijmë sëbashku kam bindjen është ende larg.Kërkon më shumë punë, mundime, durim dhe shumë më shumë rezultate të prekshme për njerëzit. Nuk jam ai Kryeministri i vetëkënaqur i rradhës që ju kërkon të brohorisni qeverinë.