Shqipëria e 2016, një fshat në Elbasan pa ujë dhe pa urë

Shqipëria e 2016, ka dhe këtë realitet. Afër qendrës, fshati Tudan në Elbasan, ka një mungesë të theksuar të ujit të pijshëm. Edhe pse ky është një fenomen në të gjithë vendit, në këtë fashat janë plot 35 familje që janë të detyruar që në vapë apo në ngricë të udhëtojnë kilometra për të mbushur ujë në një burim i cili nuk është i pijshëm, por të detyruar nga kushtet, konsumojnë këtë ujë edhe për të pirë.

Banorët rrëfejnë se ata po vuajnë nga mospasja e ujit pasi nuk ka me çfarë të lajë rrobat e fëmijëve që ikin në shkollë. Në shumë raste fëmijët banorët pohojnë se fëmijët e tyre nuk kanë shkuar në shkollë se nuk kanë pasur rroba të lara.

Ata theksojnë se janë lënë në harresë nga shteti “kujtohet vetëm në kohë zgjedhjesh” . Problemi më i madh i tyre është konsumimi i ujit të ndotur për të pirë dhe kanë frikë për shëndetin e tyre.

Një tjetër problem i këtij fshati qëndron edhe në lidhjen e Dudanit me qytetin e Elbasanit. Ura lidhëse e këtij fshati me qytetin është tërësisht e shkatërruar dhe ka një vështirësi të madhe për të kaluar.

Banorët shprehet se ka raste që janë të detyruar të mungojnë në punë për shkakun e saj. Kjo urë përbën një rrezik të madh për këta banorë, sidomos në dimër kur shirat sjellin përmbytje dhe rruga bëhet plotësisht e pakalueshme.