8 Dhjetori, Berisha: Nderim tribunit legjendar Azem Hajdari

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka uruar për Ditën e Rinisë, kur 26 vite më parë studentët rrëzuan regjimin diktatorial nën udhëheqjen e Azem Hajdarit.

“Tribun legjendar” e quan Berisha, Azem Hajdarin, që ia doli së bashku me studentët e tjerë të vendosnin sistemin pluralist.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Sot 8 Dhjetor, dita e Rinise!

Te dashur miq, sot kombi shqiptar perulet me nderimin me te thelle para vepres se pavdekshme te tribunit legjendar Azem Hajdari dhe studenteve liberator, qe 26 vjet me pare nisen ne qytetin Studenti, ne nje akt guximi, per kohen mbinjerezor, protesten e tyre, revolucionin demokratik me te fuqishem dhe me paqesor ne historine e vendit.

Ne nje beteje epike studentet ia dolen te gjunjzojne rregjimin me te eger diktatorial te Europes dhe te çelin per shqiptaret dyert e mbyllura te lirise dhe vendosjes se sistemit pluralist demokratik!

Nderim perjete Azem Hajdarit dhe studenteve liberator! sb