Liverpool pëson një humbje trondittëse ndaj Bournemouth-it

E pabesueshme ajo që ndodh në sfidën Bournemouth-Liverpool. Të kuqtë kanë pësuar një humbje befasuese 4-3 në sekondat e fundit në një ndeshje që dhuroi emocione pafund.

Fillimisht Ishte Liverpool që në dy minuta shënoi me Mane dhe Origin nga minuta e 20-22, ndërkohë që Wilson rihapi ndeshjen në pjesën e dytë në minutën e 56-të.

Liverpooli më pas shënoi një tjetër gol me Emre Can, por u befasua disa minuta më pas teksa vendasit shënojnë dy gola në 3 minuta lojë.

Fraser dhe Cook barazuan gjithçka, por vendasit nuk u mjaftuan me kaq. Në kohën shtesë ata shënuan edhe një tjetër gol me Ake.