Reagon Zyra e BE: Kreu i Euralius nuk është shkarkuar nga detyra

Zyra e shtypit e Bashkimit Evropian, bën me dije për Ora News, se kreu i Euralius, Rainer Deville vazhdon të jetë në kryet të misionit.

Reagimi vjen ndërkohë që në media u përhap lajmi se ai është shkarkuar nga detyra në lidhje me përkthimin në anglisht të ligjit shqiptar të Vettingut që i është dërguar Komisionit të Venecias.

Zyra e shtypit e BE-së në Tiranë thotë se Deville është me leje.