Mënyra e re për të rikthyer kujtesën

Dikush ju lexon një numër telefoni, ju e formoni për ta telefonuar, por dhjetë minuta më vonë, a do e mbanit mend ende atë numër?

Të kuptosh se çfarë lloj informacioni ruan truri dhe çfarë e mban të dobishëm për akses të lehtë nuk është plotësisht e qartë, por një studim i ri hedh dritë mbi konceptin.

Studimi thotë se kujtime të caktuar të cilat mendohen si të harruara mund të rikthehen sërish, duke përdorur magnete.

Më parë mendohej se “memoria jonë funksionale”, që mban mend informacione të rëndësishme për një periudhë të shkurtër, si për shembull një numër telefoni, kërkon aktivitet të qëndrueshëm për ta mbajtur në kujtesë informacionin.

Por sipas studiuesve nga Universiteti i Wisconsin-Madison truri i vendos informacionet më pak të rëndësishme përtej nivelit të mekanizmave që zakonisht monitorojnë aktivitetin në tru.

Shkencëtarët arritën të rifitonin informacionin në vëmendje aktive përmes magneteve, gjë që mund të ndihmojnë dhe në trajtimin e njerëzve nga skizofrenia dhe depresioni duke gjetur mënyra të reja për të kontrolluar mendimet e tyre.

“Shumë sëmundje mendore lidhen me paaftësinë për të zgjedhur për çfarë të mendojmë,” tha autori Brad Postle, Profesor Psikologjie për MailOnline.

“Po ndërmarrim hapat e para për të kërkuar mekanizma që na japin kontroll të mendimeve tona,” vazhdoi ai.

3aef4c0100000578-0-image-a-38_1480616821387