Një konflikt për motive të dobëta mes dy gjimnazistëve në një shkollë në Sarandë, ka përfunduar me plagosjen e një prej tyre.
Plagosja është shënuar në shkollën e mesme “Antoni Athanas”, ku nxënësi me inicialet A.D., ka plagosur me thikë nxenësin me inicialet D.K., 18 vjeç.
Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar nga uniformat blu.